
Ndreu: Nevoje per ta mbrojtur dhe perhapur kete kulture
Duke patur nje komunitet shume te madh malesoresh, Lezha ka sjelle ne vemendje xhubleten dhe larmine e saj. E gjithe u gershetua ne nje aktivitet artistiko-kulturore që u mbajt në memorialin e Gjergj Kastriotit.
Per kryebashkiakun e Lezhes, Pjerin Ndreu, Xhubleta aq sa i takon Malesise se Madhe i takon edhe Lezhes e sigurisht me perfshirjen ne unesco shqiperise dhe te gjithe botes. Ajo është një aset i jashtëzakonshem i trashegimisë kulturore dhe si gjithcka tjeter duhet ruajtur, kultivuar e promovuar.
Sado të flasim nuk thuhen ato që shihen me sy, ndaj demostrimi është mënyra më e mire e prezantimit të këtij aseti kulturor, tha drejtuesja e shoqatës Xhubleta e Alpeve Shqiptare Rita Shkurtaj.
Prej 30 nëntorit xhubleta shqiptare me histori 4 mijë vjeçare, është marrë në mbrojtje nga UNESCO, duke bërë që ruatja dhe promovimi i kësaj veshje tashmë të marrë dimension tjeter.
