
Radha të shumta me listat e simpatizanëve
Votues të shumtë vazhdojnë të qendrojnë në radhë në procesin e votimit për kandidatët e primareve në Lezhë. Dukshëm kjo radhë është nga listat e simpatizanëve. Janë më shumë se 1800 votues që janë regjistruar për të marrë pjesë në këto votime. Për ta ka patur vetëm një qendër votimi ndryshe nga anëtarsia që ka votuar në dy qendra të ndryshme.
Duke parë fluksin e lartë, Kryesia e PD-së ka shtyrë orarin e mbylljes së votimit. Nuk ka një orë të përcaktur pasi do të pritet deri sa të votojë edhe personi më i fundit. Intensiteti i pjesmarrjes ka qënë gjatë gjithë kohës i lartë. Kjo është konsideruar edhe pjesmarrje rekord zgjedhjesh nga e cila do të dalë edhe kandidati i opozitës.
Nisur nga pjesmarrja e lartë e votuesve të regjistruar si simpatizanë, edhe rezultati do të varet kryesisht nga votat e hedhura prej tyre. Të tre kandidatët kryesorë pretendojnë se kanë tërhequr shumë simpatizanë dhe e gjithë vemendja e tyre është përqendruar pikërisht tek kjo fazë e procesit.
