Connect with us

Politikë

Votimi i primareve në Lezhë nisi me vonesë

Kandidatët flasin për procesin

Ka nisur me një orë vonesë procesi i zgjedhjeve në primaret e Lezhës. Shkak është bërë lista e simpatizanëve të regjistruar në këto votime. Lista e tyre nuk ka qënë e vulosur nga dega e PD-së në Lezhë dhe për këtë arsye është kërkuar ndërhyrja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale. Belind Kelliqi solli nga Tirana listat e miratuara që i hapi rrugë procesit.

 

Për kandidatët ky ishte një gabim teknik dhe se duhej të ishte marrë në konsideratë më parë. Sipas tyre lista ka rritje numrash, por ata besojnë se gjithçka ka ardhur si pasojë e një procesi tërësisht të ri dhe në këto kushte edhe gabimet janë njerëzore. Duke iu referuar pjesmarrjes, kandidatët e primareve në Lezhë, e konsiderojnë si reagim ndaj mënyrës së qeverisjes.

 

Në Lezhë janë rregjistruar për të marrë pjesë 3500 votues, prej të cilëve 1811 janë simpatizanë. Që në nisje ka patur pjesmarrje masive që ka vijuar pa ndërprerje dhe se procesi është ndjekur edhe nga i deleguari i KOKOE z. Belind Kelliqi. Kandidatët kanë shprehur qendrimin e tyre se fituesi do të ketë mbështetjen e secilit prej tyre dhe kjo do të ndodhë edhe në zgjedhjet vendore të 14 majit 2022.

More in Politikë