Connect with us

Politikë

Votimet e primareve në Lezhë pa praninë e kreut të PD-së

Kandidati Maks Kola: Ai duhej të ishte i pranishëm

Zgjedhjet për primaret në Lezhë kanë patur interes të lartë në pjesmarrje që në nisje të procesit. Radhë të gjata janë krijuar me anëtarë dhe simpatizanë që duan të vendosin se kush do të jetë kandidati i opozitës në zgjedhjet e 14 majit 2023. Ditën e sotme është bërë e ditur se kreu i PD-së në Lezhë z. Arben Ndoi ka dhënë dorëheqjen nga posti dy ditë para zgjedhjeve.

 

Këtë e ka bërë të ditur kandidati Maks Kola, por sipas tij ish kryedemokrati i Lezhës duhej të ishte i pranishëm. Sipas tij, Arben Ndoj ka dorëzuar vulën por mban formularët e plotësuar nga simpatizantët brenda afatit. Kola theksoj se procesi ka nisur dhe ka përfunduar në kohën kur ai ishte kryetar partie.

Pavarsish se ai është zevendesuar nga Sekretari i Pergjithshëm, për kandidatin Maks Kola, ish kryetari duhej të ishte i pranishëm dhe te vertetonte nëpërmjet formularëve që ai disponon se këta votues kanë të drejtë të shprehin me votë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës.

More in Politikë