Connect with us

Aktualitet

(Video) Një shef kuzhine është më shumë se ai që gatuan ushqimin për ju

Eksperienca dhe fantazitë e tyre prezantohen për nxënësit e shkollës “Kolin Gjoka”

Produkte ushqimore që transformohen për gatimin. Kjo është ajo që duhet të bëjë një shef kuzhine. Për ta, produkti duhet të kalojë përtej imagjinatës dhe të kryejë kombinime që në fund krijojnë ushqime të shëndetshme dhe të shijshme. Kjo ishte nisma e ndërmarrë nga shef Alfred Marku në bashkpunim me disa shefa kuzhine, shkollën profesionale “Kolin Gjoka” dhe aktorë të tjerë.

 

Nga një produkt që në dukje nuk jep shumë mundësi në gatim mund të krijohen pjata nga me të vecantat dhe më të kërkuarat. Sipas këtyre shefave, ajo që marrin klientët në restorantet e tyre nuk është thjesht një gatim, por kujdesi për shëndetin duke i dhënë gatimit krejt pasionin e tyre.

Të rinjtë kanë dëshirë të eksplorojnë në kuzhinë

 

Nxënësit që ndjekin degën e hoteleri turizmit tek shkolla profesionale “Kolin Gjoka” thonë se idetë e prezantuara janë nxitje për ta për të eksploruar më shumë në gatim dhe për të krijuar profilin e tyre.
Drejtori i shkollës, Bardh Dedegjonaj, bëri të ditur për mediat se këto prezantime janë të nevojshme me qëllim që të rinjtë të shohin dhe njohin eksperiencën e këtyre shefave që kanë bërë sukses në Lezhë dhe janë referim për të gjithë Shqipërinë.

 

Në këtë prezantim me nxënësit u përfshinë 6 chefa të kuzhinës lezhjane, të cilët folën për ushqimin dhe demostruan pjata gati të panjohura, por që shihen si nxitje për të rinjtë që duan të ndjekin këtë profesion duke i parë ata si shefat e të ardhmes.

More in Aktualitet