
Ecje, eksplorim natyre, kulturë dhe histori në 3 orë e gjysëm udhëtim.
Turizmi malor është një mundësi që Lezha po synon ta rivitalizojë. Maja e Veles dhe fshati me të njëjtin emër rrëzë tij e shfaq më së miri këtë veçori. Mali më i lartë në këte zonë, 1170 metra mbi nivelin e detit, po orienton udhëtimin e vizitorëve të apasionuar pas ecjes, hiking apo alpinizëm.
Në fakt nuk mungojnë edhe besimtarët katolikë që udhëtojnë drejt majës së Veles pas vendosjes së shtatores së Zojës në pikën më të lartë e ku çdo vit aty kryhet peligrinazh. Udhëtimi drejt Veles gërshetohet edhe me elementë të tjerë natyrorë, kulturorë e historik. Të gjitha në Njësinë Administrative të Kolshit, 2 km larg qytetit të Lezhës.
E gjithë Njësia Kolsh është një zonë me potencial turistik mjaft të bollshëm. Pavarsisht se disa objekte religjoze janë lënë të degradohen, ende është e mundur të rikuperohen dhe banorët po bashkpunojnë për të ndërhyrë në këto objekte kulti.
Hiking, alpinizëm, eksplorim natyre dhe njohja e vlerave kulturore, të gjitha në Vele.
Ngjitja është një shteg shumë interesant dhe që do të rrëmbejë ditën tuaj ndërsa shihni asetet e kësaj zone. Një vizitor që vjen këtu, pavarsisht se duket njësi e vogel administrative, ajo mund të plotesojë krejt ditën dhe më shumë se aq. Kjo duke vizituar objekte të trashëgimisë kulturore dhe monumente natyre.
Çdo njeri që mund të marrë këtë udhëtim do të ndjehet mirë. Ka interes të vizitorëve për të dalë, kjo edhe për vetë klimën që të ofrohet ndërsa ndodhesh në Velë. Pamje që të
mund të sodisësh është e mrekullueshme. Ky vend ka gjithçka për të qënë e bukur dhe për dhe gjithmone e gjelberuar.
Shtegu ka gjëra interesante, natyrë për të eksploruar, histori për të dëgjuar e gojëdhena mitike.
Ketej do të dëgjosh për legjendën që flet për një lajthi të madhe që kanë ngrënë në të 12 burra. Në mes të ngjitjen drejt majes ndodhet një rrugë që të dërgon tek një pemë që është mbi 500 vjeçare, e ku thuhet se në të janë lidhur edhe anije, ndërsa fruti i saj ka qënë shumë i madh.
Në majë të Veles, peisazhi që shfaqet është shumë i bukur. Të gjithë vizitorët qëndrojnë pak kohë të pushojnë para se të kthehen. Poshte duket fshati Vele e Venit dhe shtëpitë e tij. Këtu duket sikur je në ajër dhe mbushesh me frymë. Së fundmi shihet tendenca e banorave par tu rikthyer dhe turizmi ashta faktori i para.
Turizmi malor në Vele ka resurse që mund të shfrytezohen dhe zhvillimi i tij ka nisur.
Askush nuk e kishte menduar se fshati që po braktisej mund të rikthente banorët e tij. Martin Fetaj është ndër të parët që ka nisur tashmë të punojë në fushën e agroturizmit. Ai ka ngritur një biznes të vogël familjar. Prodhimet lokale të familjes së tij i ka vendosur në funksion të vizitorëve që udhëtojnë drejt majes së veles.
Në periudhën e geshtenjave, ju mund ti mblidhni vetë ato dhe ti piqni në zjarrin që ju mundëson kjo familje. Ka grupe të interesuarish që shkojnë fillimisht drejt shtëpisë së Martinit e më pas dhe vijojnë drejt majes. Një bujtinë do të ishte një tjetër elementë shtesë dhe po kaq i nevojshëm. Rikonstruksioni i rrugës dhe linjës elektrike do të ishin ndikues për zhvillimin e mëtejshëm të zonës, por edhe të tjera poshtë saj.
Në Velë për ta parë Lezhën ndryshe
E gjithë zona është e pasur me minerale. Mareja, dëllinja dhe gështenja nuk mungojnë. Eksploruesit provojnë shijet e tyre. Gështenjat të joshin, kurse pak ujë i freskët në shtëpitë e vendasve të jep forcë për të vazhduar. Ata që jetojnë akoma në Velë të presin dhe të percjellin duke u lutur që do të rikthehesh. Një ecje që mund të kryhet gjatë ditës 3 orë e gjysëm ngjitja dhe 3 orë e gjysëm zbritja.
Fundi i ngjitjes është më i vështirë. Është një eksperiencë e veçantë. Në majë të malit të Velës, 1170 metra mbi nivelin e detit, ka disa rrugë, e kjo varet nga natyra e grupit, kërkesat e tij dhe interesi që ata kanë për zonën, kulinarinë, apo shkallën e vështirësisë. Nëse ende nuk ke udhëtuar drejt Veles, atëherë programoje sepse ia vlen.
