Connect with us

Aktualitet

Trau i Divjakes dhe trau i Vainit e në mes ministria me dy standarte

Lezhjanët vazhdojnë të paguajnë. Ndoshta se nuk protestojnë

Vendosja e traut dhe përcaktimi i një pagese për të hyrë në lagunen e Karavastasë në Divjakë nxori në protestë banorët. Ata jo vetëm që kundërshtuan këtë vendim, por dëmtuan edhe pikën e ngritur për këtë qëllim. Nuk e pranuan vendimin për të paguar që të hynë në rezervatin natyror që ja ka falur zoti.

 

Pas reagimit të banorëve të Divjakes, reagoi edhe Ministria e Turizmit. Në deklaratën e saj thuhet se pagesa do të jetë vetëm për turistët. Ministria sqaron se bëhet fjalë për një biletë modeste në vlerën 50 lekë, për të rritur shërbimet dhe mirëmbajtur parkun. Sipas saj nga kjo pagesë përjashtohen banorët e zonës.

 

Këtë problem e kanë edhe lezhjanët që nuk e njohin protestën dhe kundërshtimin. Prej disa vitesh në hyrje të lagunës së Vainit aplikohet një tarifë për të hyrë në këtë zonë të mbrojtur. Askush nuk reagoi dhe nga kjo tarifë nuk përjashtohen as banorët. Herë me biletë e herë nën dorë, të gjithë paguajnë për të hyrë në lagunën e Vainit. Lezhjanët zgjedhin plazhin e kësaj zone gjatë verës, por nuk ju bën pështypje pagesa që vazhdojnë ta bëjnë rregullisht.

 

Standartet dyfishe nuk duhet të ekzistojnë. Nëse banorëve të Divjakes nuk do tu kërkohet biletë, kjo nuk duhet të ndodhë as në Vain. Ministria e Turizmit duhet me deomos të rishohë qendrimin edhe për rastin e Lezhës. Pavarsisht se lezhjanët nuk protestojnë dhe pajtohen me çdo tarifë që mund të aplikohet ndaj tyre, precedenti i Divjakes duhet të ndiqet edhe për zonën e mbrojtur të Vainit.

More in Aktualitet