Connect with us

Kulturë

Teatri dhe Gent Zenelaj rikkthehen në Lezhë

Një shfaqje që nuk duhet humbur

 

Aktori lezhjanë Gentjan Zenelaj do të riktheht sërish në qytetin e tij me një tjetër komedi. Për spektatorin kjo është një tjetër aktivitet artistik që krijon në 1 orë e 20 minuta vetëm të qeshura duke parë realitetin e sotëm në lojën e aktorëve. Pjesa do të prezantohet për publikun me 18 nëntor ora 18:00 në sallën e Qendres Kulturorë të Fëmijëve në Lezhë. Shtëpiake të dëshpëruara është një komedi që nuk duhet humbur dhe kësaj i shtohet edhe loja brilante e aktorëve.

 

“Shtepiakë të dëshperuar” është një komedi romantike mbi mashkullin modern. Nuk është një parodi e serisë së famshme me të njëjtin emër të shfaqur në television, por një vepër artistike krejtësisht e re. Ajo është vënë në skenë në vitin 2011 në Paris dhe vazhdon jetën e saj edhe sot. Mbi 1400 shfaqje dhe mbi 475 000 spektatorë, janë shifra që tregojnë se sa e suksesshme ka qënë ajo.

 

Cila është historia?

 

Pasi merr një leter-ndarjeje nga e dashura e tij, Sofi, xherom (Artan Imami), thërret dy miqtë e tij Aleks (Gentian Zenelaj) dhe Stefan (Indrit Çobani), për ta ndihmuar të gjejë një mënyre për të rifituar Sofine! Kuptohet që asgje nuk ndodh sipas planeve të tyre, ndryshe nuk do kishim komedi!

 

Vepra si strukturë ështe një “hibrid” modern midis stand-up comedy dhe komedisë klasike,ku tre personazhet,me karakter dhe personalitete të ndryshme ,trajtojnë e flasin mbi të gjitha temat e marrëdhënieve njerëzore në çift si tradhëtia, ndarja, psikologjia femërore, psikologjia mashkullore, paragjykimet mbi dashurinë, seksin, martesën, maskilizmin, misogjininë etj.

 

Shfaqja në një orë e 20 minuta do t’ju duket pak ndërsa do të ndiqni këtë komedi që rrjedh gëzueshëm dhe që duke marrë në konsidertaë duartrokitjet e spektarorëve në prezantimet e mëparshme, kjo nuk mund të mungojë edhe në Lezhë. Për këtë arsye ka një ftesë për të gjithë lezhjanët që të përvetsojnë një biletë dhe të qeshin gjatë shfaqjes.

More in Kulturë