Connect with us

Aktualitet

Shpallen fitues në “Duete Pianistik”

Shkolla Beselidhja në Lezhë arrrim të marrë disa cmime
Në sallen “Tonin Arapi” të shkollës “Jordan Misja” në Tiranë është organizuar konkursi mbarëkombëtar “Duete Pianistike”. Në këtë konkurs moren pjesë edhe nxënës të talentuar të pianos nga klasat e muzikës të shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja” të Lezhës.
Edhe në këtë konkurs pianistet e vegjël nën kujdesin e mësueseve Synjona Paplekaj dhe Sara Luka bënë një paraqitje dinjitoze ku 4 prej tyre u vlerësuan me çmime.
– Amelia Gazulli dhe Milada Nicaj në klasë të tretë fituan Çmime të Dyta
– Melisa Lekaj në klasë të dytë fitoi Çmim të Parë.
– Kleon Prenga nxënës i klasës së dytë fitoi Çmimin Absolut si dhe Çmimin “Gjiro Classica”.
Pianistit Prenga do ti jepet mundësia të realizojë një Master Class në këtë festival i cili do të organizohet në Gjirokastër më 20-22 Maj me Kompozitorin Remo Vinciguerra. Këta nxënës e bënë sërish krenar shkollen “Besëlidhja” , e cila çdo ditë e më shumë po dëshmon se këtu po përgatiten fëmijë të talentuar.

More in Aktualitet