
Vendoset në grup “ferri”, por shpallet nënkampione Europe.
Sportisja 13 vjeçare me origjinë nga Baqli i Lezhës ka arritur një rezultat pozitiv në grupmoshën e saj U13 duke arritur të jetë në podiumin e më të mirëve europiane. Kampionati që ka nisur me datë 3 në Firenze të Italise pa patur ditën e premte garat e grupmoshës U13. Në peshën 55 kg ku ka konkurruar edhe Skandaj. Si kampione e Italisë në këtë sport, 13 vjeçarja ka përfaqsuar vendin fqinj në këtë eveniment të rendesishem.
Megjithëse shorti e ka vendosur në një grup të vështirë, Mikela Skandaj ka treguar vlera të larta sportive dhe ka arritur të fitojë disa ndeshje duke shkuar deri në finale. Ajo është mundur vetëm nga Morrison duke u renditur në vendin e dytë që i ka dhënë asaj medaljen e argjendtë dhe duke u shpallur nenkampione Europe.
Rezultati i arritur është motivim për Mikaelen në garat e ardhshme me objektiv titullin kampione Europe. Në kampionatin Europian morën pjesë 1852 sportiste nga e gjithë vota dhe Mikela Skandaj pavaresisht se përfaqson Italinë, është shqiptarja e vetme prezente në gara.
Pas gares ajo ka deklaruar se: “Me vjen keq qe ne kete kampionat une nuk perfaqesoj Shqiperine, por duhet ta dini qe zemra ime rreh kuq e zi”.
