
Përmbytje në disa zona
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i shoqeruar nga ai i Drejtesisë Ulsi Manja dhe autoritetet vendore inspektuan situten e krijuar nga përmbytjet në Zadrimë të Lezhës. Ata janë ndaluar tek ura mbi Lumin Gjader, ku punëtorë e mjete të Bashkisw po punojnë për shmangien e daljes nga shtrati të lumit i cili ka prurje të shumta.
Ministri Peleshi u shpreh se situata e krijuar nga moti i keq në të gjithw vendin është nën kontroll dhe autoritete ndodhen në terren për të ju ardhur në ndihmë banoreve. Për kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu, se përmbytjet në Zadrimë kanë ardhur nga hapja e portave të hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe sipas tij pastrimi i kanaleve kulluese po jep rezultat në evadimin e shpejtë të ujerave.
Prej mbremjes të së shtunes rajoni i Lezhes përfshire nga reshje të dendura shiu, të cilat kane krijuar probleme në disa zona.
