
Pjerin Ndreu: Sëbashku për të nxitur jo vetëm promovimin dhe kultivimin, por edhe grumbullimin e tyre
Prodhimet e sheges, nënprodukteve të saj dhe gatime të krijuara me këtë frut janë masivizuar në Lezhë, e kjo nisur edhe nga tradita e hershme. Mbi këtë motiv edhe Bashkia e Lezhës i ka dedikuar një ditë ku janë ftuar prodhues dhe përpunues të sheges për të prezantuar vlerat dhe nxitur zhvillimin e bujqësisë dhe agroturizmit.
Festa e sheges është një traditë që në Lezhë ka qënë zhvilluar, si një frut që e ka identifikuar këtë rajon prej shekujsh, tha në këtë aktivitet Specialisti i Kulturës në Bashkinë Lezhë, Kol Kunora. Sipas tij kjo traditë e ruajtur me një zanafillë shumë vjeçare është përfshirë tashmë në perdorim masiv nga restorantet e ndryshme dhe ka marrë jo vetëm vëmendje, por edhe shpërndarje.
Promovim, nxitje për bujqësinë dhe bashkpunim me fermerët për të siguruar grumbullim produktesh
Për kryebashkiakun e Lezhës , Pjerin Ndreu, tashmë përdorimi i këtij fruti është masiv në restorantet e shumtë të kësaj Njësie Vendore dhe ka njohur përhapje, ndërsa ka ftuar fermerët e Lezhës që të nxiten drejt prodhimeve lokale duke shtuar se do të asistojne secilin prej tyre për të krijuar jo vetëm plantacione por edhe për krijimin e pikave të grumbullimit.
Festa e shegës zhvillohet për të dytin vit radhazi dhe kjo shihet edhe si mundësi promovimi për Lezhën dhe kthimin e saj në një ngjarje të përvitshme që të tërheqë gjithnjë e me shumë vizitorë e turistë.
