
Prokuroria vihet në lëvizje pas denoncimit të ish Zv. Komandanti i Bazës
Gjyaka e Lezhës ka vendosur sekuestro preventive ndaj objektit që po ndërtohej brenda bzës ushtarake të Shengjinit. Disa zyrtarë lokalë janë vendosur nën hetim për këtë çeshtje. Ajo po ndiqej prej kohësh nga nga hetuesit. Ka qënë Prokuroria e Lezhës e cila ka kërkuar sekuestro preventive ndaj këtij objekti. Lëvizja e saj ka ardhur pas denoncimit të bërë nga Ministria e Mbrojtjes. Për këtë rast ishte vendosur në lëvizje edhe SPAK.
Vepra penale e shpërdorimit të detyrës i kali për kopetencë Prokurorisë së Lezhës. Kjo e fundit po analizon të gjitha procedurat dhe praktikat e ndjekura nga institucionet vendore e rajonale. Ato kanë bërë privatizimin e pronës dhe dhënien e lejes së ndërtimit brenda bazës detare të Shengjinit. Zyrtarë vendorë po hetohen pasi dyshohet se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.
Denoncimi ishte bërë në shkurt të vitit që shkoi nga Ish-zv.komandanti i Forcës Detare, Artur Mecollari.Ai publikoi rastin duke thënë se aty kishin dorë edhe zyrtarë të lartë të FA. Ishte ky denoncim që vuri në lëvizje Ministrinë e Mbrojtjes. Firma ndërtuese është e pajisur me çertifikatë pronëesie dhe leje ndërtimi të objektit brenda bazës ushtarake në Shengjin.
Ajo ka paditur në gjykatë Ministrinë e Mbrojtjes për bllokim të punimeve dhe çështja është në shqyrtim. Objektikatër katësh është pezulluar pas denoncimit të rastit. Për këtë arsye, baza detare ushtarake e Shëngjinit po mbahet nën vëzhgim gjatë 24 oreve nga forcat e ushtrisë.
