
Shumë zhurmë deri në shiun e parë.
Të konsideruar si mjedisorë, pranë lumit Drin të Lezhës, u shfaqën disa persona dhe “gjetën” zgjidhjen!? Mbetjeve që vinë me furi nga përrenjtë malore dhe kanalet kulluese u duhet një rrjetë peshku! Po në të vertetë a ka një studim për efikasitetin e saj? Sa pengon kjo rrjete në mot me rreshje mbetjet e shumta që udhëtojnë drejt bregdetit? A ka ndonjë parashikim mbi nivelin e lumit kur rreshjet shtohen ndjeshëm e po kështu edhe niveliu i tij?
Aplikimi i projekteve të ndryshme për mbrojtjen e ekosistemeve janë mëse të nevojshme për raste siç është lumi Drin. Por a është vertetë një mbrojtje që do ti pengojë tonelata mbetje drejt bregdetit të Shengjinit, apo të zgjasë sa të zgjasë? Në të tilla raste kërkohen të prezantohen edhe mënyrat sesi do të funksionojë dhe sa do të funksionojë.
Idea ishte hedhur edhe më parë.
Vendosjen e rrjetave që do të pengonin mbetjet e ndryshme, kryesisht plastikë, drejt detit e kemi dëgjuar pak vite më parë. Idea e prezantuar nga përfaqsues të Bashkisë Lezhë në vitet 2016-2017 ishte për të vendosur një rrjete që të ishte si basen dhe e lëvizshme sipas nivelit të lumit dhe ku në mënyrë periodike, sidomos gjatë rreshjeve të shiut, të ndërhynte edhe ndërmarrja e sherbimeve të bashkisë për largimin e tyre. Kjo e prezantuar nga një organizatë mjedisore është kopja më e keqe e kësaj ideje dhe aspak ndihmëse për minimizimin e situatës.
“Një vepër ndërgjegjsuese”, as e tillë nuk mund të konsiderohet, kjo pasi shumë shpejt do të shohim sesi mbetjet do të kalojnë këtë “pengesë” dhe madje do të bëhet pamja më e keqe për qendrën e qytetit. Kjo demostron nisma që në thelb kanë dukjen dhe jo veprimin. Lumi Drin ka nevojë për analizë ekspertësh dhe jo ekspertë të marketingut digjital.
