Connect with us

Politikë

Rikthimi i Jozefina Topallit në Lezhë, rikthen edhe Pashk Gjonin?!

A është kjo një lëvizje që konfirmon doktor Pashk Gjonin si kandidat i opozitës për Bashkinë e Lezhës.

Ndërsa përgatiteshin për protestën e 7 korrikut në Tiranë, demokratët në Lezhë u fotografuan përballë Obeliskut. Në foto shfaqet edhe doktor Pashk Gjoni, i cili në fakt ishte lënë mënjanë për shumë kohë. Menjëherë kanë nisur edhe aludimet si ai mund të jetë një kandidaturë e mundshme për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Në fakt, rikthimi në Lezhë i Jozefina Topallit, në cilësinë e Kryetares së Grupit të punës për këtë qarkë, e bën të mundshme diccka të tillë.
 
Ky i fundit njihet si mbështetës i vazhdueshëm i zonjës Topalli dhe në ccdo shfaqje të saj në Lezhë, në krah kishte edhe doktor Pashk Gjonin. Ai ishte një kandidaturë e mundshme edhe në zgjedhjet e vitit 2015 dhe vazhdimisht ka patur një ambicie për të drejtuar këtë njësi vendore, tashmë e zgjeruar pas reformës territoriale. Asgjë nuk është e rastësishme dhe prezenca e Topallit dhe Gjonit sëbashku e rrit këtë mundësi.

Primaret mund të konfirmojnë kandidaturën e tij.

 
Pavarsisht se demokratët do të presin shtatorin për primaret, Pashk Gjoni shihet si alternativë e mundshme për ti fituar ato e për të garuar më pas për zgjedhjet vendore të 2023-shit. Kjo pasi për të fituar një betejë elektorale, opozita po kërkon aktorë dhe faktorë potencialë për ti vendosur përballë të majtëve, që tashmë për Lezhën kanë vetëm një kandidatë, atë të kreut aktual të Bashkisë, Pjerin Ndreu.
 
Në pritje të zhvillimeve brenda PD-së, Pashk Gjoni duke se ka mbështetjen e duhur, atë të Jozefina Topallit e cila është Kryetare e Grupit të punës për Qarkun Lezhë. Në fakt, vetë doktor Pashk Gjoni, ka për detyrë të bindë strukturat se kandidatura e tij është përfshirëse dhe aspak e kontestuar. Në një situatë politike ende të paqartë për PD-në, kjo mbetet ende një aludim, por që brenda duket se ka një të vertetë, Pashk Gjoni po përgatitet për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Lezhës
 
 

More in Politikë