
Ndryshohen ndriçuesit duke evituar më tej errësirën
Sheshi “Gjergj Kastrioti” në Lezhë është “ndriçuar”. Zbehtësia që shihej deri tani është ndryshuar. Drejtora e Sherbimeve në Bashkinë e Lezhës ka bërë ndërhyrjen duke zëvëndësuar ndriçuesit ekzisutes me llampa LED. Edhe lulishtja pranë saj është transformuar duke shmangur errësirën në të cilën ndodhej. Ky lloj ndriçimi do të vendoset në të gjithë territorin për të përmirsuar gjatë natës shikimin dhe lëvizjen.
Ndryshimi i ndriçimit në sheshin administrative do të ndikojë edhe në vizualitetin e këtij ambjenti. Kjo ndërhyrje ka ardhur edhe përshkak të problemeve të vazhdueshme që kanë patur ndriçuesit që prej vendosjes së tyre në vitin 204. Shpesh shiheshin në shesh llampa të pandezura dhe vështërsi për ti rivendosur në funksion. Probleme me ndriçimin kishte edhe në lulishte, pasi më shumë ndriçuesit ishin të fikur se ndezur.
