Connect with us

Politikë

Primaret për Bashkinë e Lezhës. Gara ka nisur, ndërsa pritet konfirmimi i emrave të tjerë

Salvador Kaçaj dhe Ergin Mataj kanë nisur fushatën

 

Ndërsa pritet zyrtarizimi i kandidaturavve për primaret e demokratëve në Bashkinë e Lezhës, dy kandidatë tashmë kanë nisur fushatën. Salvador Kaçaj dhe Ergin Mataj i janë drejtuar zonës elektorale për të tërhequr votues të mundshëm për kandidaturën e tyre. Pasi bënë publike përfshirjen në garë, takimet me demokratët e Lezhës ka vijuar gjatë kësaj periudhe, ndërsa Kaçaj kishte nisur më herët angazhimin pasi ka testuar fillimisht përkrahjen e mundshme që mund të kishte në zonë.

 

Këto takime janë zhvilluar fillimisht në zonat që njihen të djathta, aty ku edhe numri i votuesve brenda PD-së është më i lartë. Më shumë mundësi, në këto primare do të ketë disa emra që do të synojnë të marrin mbështetjen e demokratëve për të qënë kandidat i opozitës në zgjedhjet e 14 majit. Nga kjo garë më shumë gjasë nuk do të përfshihet Maks Kola, që fillimisht u përfol brenda demokratëve si kandidaturë e mundshme. Po ashtu edhe Lek Gjoni mund të mos përfshihet në primare, por nuk përjashtohen edhe risitë të cilat do të bëhen publike në ditët në vazhdim.

 

Primaret në Lezhë ndërmjet emrave të rinj dhe figurave politike ndër vite

 

Deri tani në katë garë, përveç dy kandidaturave që e kanë bërë publike qendrimin e tyre, do të përfshihen doktor Pashk Gjoni dhe avokat Erion Gjoni. Të dy këta do të synojnë që të marrin besimin e demokratëve të Lezhës për të qënë kandidat për zgjedhjet vendore të majit. Megjithëse ethet kanë nisur, ka munguar reagimi publik i përkrahësve të Bashes, se cili do të jetë qendrimi i tyre dhe nese do të synojnë edhe ata të kenë kandidaturën e tyre në këto zgjedhje.

 

Nisur nga burime të brendshme brenda PD-së në Lezhë, mundësitë që një tjetër kandidat të hyjë në garë i mbeshtetur nga grupi i Bashes janë shumë të vogla. Askush deri më tani nga PD-ja zyrtare nuk e ka shprehur qendrim se do të ketë një tjetër kandidat përveç atyre që do të behen pjesë e primareve, pasi presin zhvillimet e mëtejshme brenda kësaj force politike.

More in Politikë