
Njeri ankohet per situaten dhe tjetri i pergjigjet si perfaqsues i Njesise Administrative
Ka qene e pazakonte nje situate e shfaqur kete te hene ne Gjader te Lezhes. Nje banore i saj ka kerkuar mediat per te pasqyruar problemet me te cilat perballet, por ka hasur ne kundershtine e te vellait. Ky i fundit ne cilesine e punonjesit te Njesise Administrative Dajç i ka kerkuar qe te mos flase.
Kerkesa e vellait si pjese e administrates publike nuk eshte marre parasysh prej vellait qe ka patur permbytje ne banese duke kerkuar prezence te mjeteve dhe jo individeve.
