
Banesa dhe siperfaqe te medha ne uje
Sipërfaqe të mëdha toke dhe disa banesa jane ne ujë. Problematikat me te medha jane në fshatrat Mabe, Piraj, Gjadër te Njesine Administrative Dajç, Kakarriq e Torovicë e Njesine Administrative Blaldren dhe permbytjeve te tokave bujqesore e rruges kryesore ne Njesine Administrative Blinisht .
Sipas të dhënave ngastrukturat e Mbrojtjes Civile sasia e reshjeve të rëna për 2 ditët e fundit ka qënë 212 mm. Vetëm për 24 orët e fundit kane rënë 82 mm shi. Niveli i lumenjve Gjadër dhe Drin eshte rritur ndjeshem dhe tërheqja e ujit bëhet shume ngadal por nuk kane dale nga shtrati. Kuota e lumit Drin është +1m nga +2 që është kuota kritike. Lumi Mat ka rritur prurjet por pa krijuar problem.
Sipërfaqe të përmbytura ka në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht rreth 700 ha, ndërsa në njësinë administrative Balldre rreth 500 ha. Në njësinë administrative Dajç, Bashkia Lezhë, në fshatin Gajdër jane 15 banesë në ujë dhe ura e Zojsit është e pakalueshme. Në fshatin Zojs ka 5 banesa në ujë. Në njësinë administrative Balldre, fshati Kakarriq ka 3 banesa në ujë.
