
Kandidati i primareve bën publike programin
Do të ishte mirë që sot të merreshim me projekte të veçanta argëtimi dhe punësimi, por Lezha ka probleme madhore që administrata 30-vjeçare nuk e ka vënë ujin në zjarr ti japë zgjidhje. Prandaj po pershkruaj disa projekte më të rëndësishmit që duhet ndërhyrë menjëherë:
1. LEZHA NDRYSHE me një Lum Drin të pandotur, vetëpastrues, energjetik dhe turistik!
-Kam studim dhe projekt realizimi, pa asnjë lek nga buxheti shtetit! Mbrojtja nga permbytjet dhe gërryerjet! Përvoja ime si Drejtues dhe specialist i Ujrave gjatë gjithë jetes time, kualifikimet e shumta në fushën e ujrave brënda dhe jashtë vëndit, më shtojnë ambicjen për ta implementuar projektin e Gjirit të Lumit Drin por edhe për të zgjidhur problemet e kullimit, erozionit dhe gërryerjeve të brigjeve!.
2. LEZHA NDRYSHE me një Plan Urbanistik STOP abuzimit të mëtejshëm. Jam hartues i Projekt Idesë së Planit të Zhvillimit Urban të Lezhës dhe Shëngjinit në vitin 1998. Është ndërhyrë në mënyrë primitive por kriminale me pasoja afatgjata në jetesën dhe të ardhurat nga turizmi. Shpesh të huajt e quajnë Lezhën “AI FSHATI PA LOPË”, plani i ri Për Lezhën do ta bëjë atë destinacion atraktiv turistik dhe industrial. Si ish Përgjegjës Urbanistikës Rrethi Lezhë në kohet më të vështira pa asnjë kontestim për Lejet e Ndërtimit të dhëna, më shton vëndosmërinë që të ndryshoj gjithçka!
LEZHA NDRYSHE 2023
3. LEZHA NDRYSHE mbron qindra biznese nga projekti i autostrades Milot Lezhë!
-Ai projekt thuhet se është korruptiv, por ai është kriminal ndaj bizneseve miliona EU investime private që do të mbyllën nga kjo rrugë.
Unë kam alternativë tjetër të rrugës që i mbron këto biznese!
4. LEZHA NDRYSHE për Përmbytjet!
-Janë 2700 ha të fushës Torovicës që përmbyten nga shiu i pare që bie. Për rrjedhojë përmbytet edhe Shëngjini. Përmbyten edhe Tresh-Spiten, Mylte, Ishull Shëngjin, Barbullojë, Gocaj. Arrnjet dhe Zojz.
Kam aftësinë dhe kapacitetin profesional që të mbroj zgjidhjen përfundimtare të kullimit të fushës Kakarriqit dhe të kulloj profesionalisht me kosto të ulet fushat e tjera.
5. LEZHA NDRYSHE për Vaditjen.
-As 10% e siperfaqes bujqësore nuk vaditet sot. Vaditja dhe kullimi i fushës Zadrimes dhe krejt bashkisë, janë jo profesionale, teknikisht ka korrupsion. Kaq e nevojshme që të ndërhyhet ne këtë fushë, njerezit nuk do të kenë arsye të braktisin vëndin e tyre nëse kjo do të zgjidhet. Kam profesionin dhe përvojen ta zgjidhi këtë problem!
6. LEZHA NDRYSHE për administraten.
-Burimet njerëzore, specialistët, profesionistët dhe punonjësit me përvojë, do të fitojnë lirinë e tyre të humbur nga padronët pushtetar të mbrojtur me ligjin Për Pushtetin Vendor të miratuar nga mazhoranca në pushtet!
7. LEZHA NDRYSHE për Biznesin e nënës dhe të njerkës të mos ndodhë më, për pakicat Rom dhe Egyptian projekte që të ndjehen të barabartë, ata dhe të perndjekurit politik do të kenë një status special. Lezha e artit dhe kultures duhet të gumëzhijë në nxjerrjen e talenteve të reja,…,etjerë. Duhet qasje krejt ndryshe, unë e kam ëndërr që ky ndryshim të ndodhë.
-Kam ambicien dhe kapacitetin për të ndryshuar gjithcka në drejtimin dhe administrimin e Lezhës tonë!
DO TË BASHKPUNOJ ME ÇDO PERSON QË DAKORTËSOHET TË IMPLEMENTOJË PIKAT E KËSAJ PLATFORME PËR LEZHA NDRYSHE.
