Connect with us

Kulturë

Ora e muzes 2022, poezia mbarekombëtare vjen në Lezhë

Interes në rritje të poetëve për të marrë pjesë.

Poezia shqipe ishte e pranishme në Lezhë në ndarjen e çmimeve “At Gjergj Fishta” që organizohet prej 11 edicionesh nga klubi letrar “Ndoc Gjetja”. 54 poet nga Shqipëria dhe trojet shqipfolëse prezantuan krijet e tyre të reja ku vihej re larmia e leksikut dhe fjalorit poetik dhe perpjekja për të përdorur gjuhën gegë letrare.

Të pranishëm ishin poetë të shumtë dhe artëdashes të poezisë. Juria kishte përzgjedhur për recitim disa prej këtyre poezive dhe të tjera u interpretuan edhe si pjesë muzikale.

Bie në sy përdorimi i gjuhës gegë standarte.

 

Kjo ishte veçoria e këtij edicioni sipas Shefit të Departamentit të letersisë në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër, z. Arben Prendi, njëherazi edhe kryetar i jurisë. Sipas tij është për tu vlersuar edhe fakti që vazhdon ende të ketë traditë në levrimin e gjinisë së poezisë me gjithë vështërsitë që kanë sot poetët.

Për kryetarin e klubit të letrave “Ndoc Gjetja” në Lezhë, Hekuran Koka, prurjet janë aq të shumta dhe cilesore saqë do të lind nevoja e botimit të një antologjie pikërisht për këto krijime dhe mbajtjen gjallë të traditës së poezisë.

Në këtë edicion, fitues janë shpallur Viktor Vokrri me “stacion para së dielës”, Manjola Brahaj me “poema e ditëve” dhe Lulzim Logu me poezinë “unë nuk shkova askund”.

More in Kulturë