
Ky segment nuk u përfshi as këtë hërë për rikonstruksion nga ana e bashkisë
Publikimi nga Lezha Press i investimeve infrastrukturore në Bashkinë e Lezhës për periudhën në vazhdim solli edhe reagim për situate problematike në disa segmente të tjera. Në redaksinë e LP u prezantua rasti i banorëve të Brehut të Drinit që përfshihet në lagjen Beselidhja. Nëpërmjet një videojeje tregohet segmenti prej 700 m që në ditët më shi bëhet i pakalueshëm për këmbësorët. Kështu ka ndodhur menjëherë pas nisjeve të rreshjeve të shiut. Rruga është mbushur me ujë dhe thuajse e gjithë gjatësia e saj ka këtë problematikë.
Për banorët e kësaj lagjeje, vështërsia më e madhe është për fëmijët që shkojnë në shkollë. Për të dalë në rrugën kryesore është e detyrueshme përdorimi i makinave. Nëse prindërit nuk janë aty, atëherë zgjidhja e vetme është kalimi përmes ujit. Kjo situatë vijon gjatë gjitthë stinës së dimrit, por shfaqet sapo ka rreshje shiu pavarsisht stinës.
Në këtë segment nuk është ndërhyrë asnjëherë edhe pse lagjia ndodhet në qytetin e Lezhës. Sërish rehabilitimi i kësaj rrugë nuk është përfshirë në projektet e Bashkisë Lezhë. Kjo problematikë vazhdon të mos merret në konsideratë me gjithë kerkesën e vazhdueshme të banorëve. Pavarsisht se bëhet fjalë për një rrugë të shkurtër, nevoja për ta bërë lehtësisht të kalueshme është shumë e madhe.
Duke e konsideruar ende jo plotësisht përfundimtar buxhetin e vittit 2023, familjet që jetojnë në këtë zonë kanë apeluar për nevojën e ndërhyrjes. Sipas denoncimit të bërë në redaksinë e Lezha Press, institucionet publike duhet të identifikojnë problematikat reale duke e parë gjendjen në terren. Nëse nuk do të ndërhyhet, lëvizja e fëmijëve, të moshuarve dhe atyre që nuk kanë mjete do të jetë shumë e veshtirë edhe këtë dimër.
