Connect with us

Sport

Një lezhjanë drejt pankinës së Dinamos

Dritan Smajli ne “pole position” për të drejtuar blutë e kryeqytetit.

Rodolfo Vanoli nuk do të jetë në pankinën e Dinamos. Trajneri italian ka postuar një status nga rrjeti social Instagram, ku falenderon në gjuhën shqipe. Në statusin e tij ndër të tjera ka shkruar, Vanoli përmend në fund se nuk është një lamtumirë, por mirupafshim.

Largimi i Vanolit pritet t’i hapë rruge emërimit të lezhjanit Dritan Smajlit në pankinën e bluve të kryeqytetit. Tashmë me largimin e italianit, duket edhe më e mundur që lezhjani të marrë në dorë drejtimin e dinamovitëve.

Një gjë e tillë pritet të ndodhë pikerisht pas marrjes së aksioneve nga presidenti i Akademisë së Shenkollit, Kristian Gjidodaj, tek Dinamo. Dritan Smajli ka punuar prej vitesh tek Akademia “Shënkolli”, ndaj e njohin mjaft mirë njëri- tjetrin.
Kujtojmë se Rodolfo Vanoli e mori drejtimin e Dinamos këtë sezon, si pasardhës i Bledi Shkëmbi dhe Devolli. Megjithatë italiani nuk ja doli t’i shpëtojë dinamovitët nga rënia.

More in Sport