Connect with us

Sport

Një korçar zyrtarizohet për pankinën e Beselidhjes

Nikolin Çoçlli nis punën me ikipin lezhjanë

Ka zgjatur vetëm dy javë qëndrimi i trajnerit lezhjanë Hasan Hoxha në krye të Beselidhjes. Klubi Beselidhja ka gjetur një tjetër drejtues për pankinën e ekipit, duke emëruar si trajner Nikolin Çoçllin, ndërsa Hasan Hoxha është kthyer ndihmës trajner. Megjithëse ishte deklaruar nga presidenca lezhjane se Hoxha do të drejtonte ekipin deri në përfundim të fazës së parë, nuk ka ndodhur kështu dhe stoli trajnerit i është besuar korçarit Çoçlli.

 

Ai vjen në krye të ekipit të Beselidhjes pas dorëheqjes së Alban Brukës, një ditë para sfidës së vështirë që pati me Skenderuen në Korçë, dhe ekipi që u drejtua nga Hasan Hoxha arriti të marrë një barazim shumë të vlefshëm në këtë transfertë.

 

Çoçlli do të debutojë si trajner i Beselidhjes që në transfertën e Beratit përballë Tomorit. Kjo do të jetë një sfidë që do të evidentojë nëse presidenca kishte të drejtë në përzgjedhjen e saj. Nikolin Çoçlli ka një CV të pasur, pasi ka drejtuar edhe ekipe që kanë bërë histori në kampionatin shqiptarë si Luftëtari apo Partizani.

More in Sport