Connect with us

Aktualitet

Një destinacion i ri turistik në Bashkinë Mirditë

Projekti është realizuar me mbështjen e Marianne Graf

Është inaguruar në Gurth Spaç të Bashkisë Mirditë destinacioni i ri Turistik “Eco Gurth Spaç-Munella”. Ajo është një dhuratë me vlerë e qytetarëve Austriak për bashkinë dhe komunitetin e Mirditës dhe e imlementuar nga AAP-Marianne Graf në bashkëpunim me Bashkinë Mirditë dhe vëllezrit Paulin e artan Lleshi!

Ky destinacion i ri është vendosur ndërmjet ish-Burgut të Spaçit dhe Malit të Munellës, dhe i realizuar me shumë kujdes sipas Planit të Zhvillimit! Gurth Spaç/Mirditë tashmë është një ofertë e re turistike për miqtë e natyrës dhe një mundësi për banorët e zonës.

Një bujtinë dhe elementët unik të destinacionit si: Kulla e vrojtimit me Rrëqebullin, Vathi mesjetar i deleve, Ura e Engjëllit, Kapele e Ëngjëllit Mbrojtës, Mulliri me ujë, Këmbana e vjetër, janë vendosur në harmoni të plotë me natyrën, duke e bërë atë një atraksion të mrekullueshëm për ecje, ku ndërthuren natyra, historia dhe tradita.

Turizmi malor si një nga prioritetet e Bashkisë Mirditë po merr jetë duke u kthyer në një mundësi për rritjen e tregursve ekonomik të zonës

More in Aktualitet