Connect with us

Aktualitet

Ndryshimi në mes të investimeve publike dhe zgjidhjeve nga privati

Rasti konkret është palestra e shkollës jopublike Rogacionistët

 

Shkollat e reja të ndërtuara vitet e fundit në Lezhë kanë si pjesë të tyre edhe palestrat e shkollës. Për cilësinë e projektit dhe të ndërtimit dinë të flasin më mirë nxënësit përfitues. Të gjitha janë jashtë standartit dhe të projektuara për të qënë thjesht aty dhe aspak për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve. Këto janë modelet që nuk duhen ndjekur.

 

Në një kohë kur Lezha po synon të masivizojë sportet, palestrat e ngritura në disa shkolla nuk kanë kushtet për ushtrimin e tyre. Si pasojë, pjesa më e madhe e tyre sherbejnë në kohë me shi për të realizuar orën e fiskulturës, por të mbyllura për publikun. Idea e shkollave komunitare u zbeh me kalimin e viteteve dhe palestrat e tyre nuk po japin asnjë ndihmë për sportin.

 

Sportet me dorë dhe ato individuale presin ende pallatin e sportit

Atë që nuk e bënë dot institucionet publike me financimet e shtetit, në rastin e Lezhës e bëri një shkollë private. Ajo ndërtoi njëë palestër shumë funksionale dhe me parametra optimalë. Ndoshta ajo do të jetë edhe për shumë kohë qëndra e vetme që mund të përmbushë standarte. Këtë fat do t’a kenë nxënësit e shkollës jopublike Rogacionistët në Lezhë. Ambjentet e palestres janë inauguruar ditën e hënë dhe janë dëshmia sesi duhet të jenë ato edhe për investimet publike.

 

Padiskutim që kjo sallë do të jetë e preferuara e shumë ekipeve që ende nuk kanë një vend të ku zhvillojnë ndeshje. Sportet me dorë vazhdojnë të udhëtojnë për të realizuar ndeshjet në kampionatet e tyre dhe këta sportistë janë nxënës të shkollave që kanë palestra ne ambjentet e tyre. Pallati i sportit vazhdon të mbetet një dëshirë dhe askush nuk di të thotë se kur tifozët do të ndjekin në Lezhë ndeshje nga volejbolli apo basketbolli. Me fat janë vetëm futbollistët. Ata luajnë gjithmonë në ambjente të hapura, por sportet e tjera do të shohin sesi palestrat e ngritura në shkollat e tyre nuk ju sherbejnë.

 

More in Aktualitet