Connect with us

Politikë

Mbyllet numërimi i primareve në Mirditë

Nuk ka fitues nga raundi i parë

 

Në Mirditë gara për kandidatin e opozitës së bashkuar për zgjedhjer vendore të majit do të vijë pas rivotimeve. Asnjë nga kandidatët nuk ka arritur të marrë më shumë se 50% të votave në këtë garë duke lënë demokratët në pritje edhe për pak kohë.

 

Aleksander Lalaj dhe Albert Melyshi do të vijojnë më tej garën për të zgjedhur më se cili prej tyre do të jetë kandidat i demokratëve për Bashkinë e Mirditës. Nga 817 votues gjithsej, 357 vota ose 43% kanë shkuar për të riun Albert Melyshi dhe 285 vota ose 34.8 % për Aleksander Lalaj.

More in Politikë