
Zbardhet dëshmia e Drejtorit të OSSHEE në Lezhë
Nuk i ka njohur dhunuesit pasi e goditën me sende të forta sapo zbriti nga makina në rrugën drejt fshatit Tale. Drejtori i OSSHEE në Lezhë, Edmir Perndreca ka dhënë detaje në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tij një natë më parë nga tre persona që më pas u larguan. Në dëshminë e tij, Perndreca ka bërë të ditur se ka konstatuar një automjet që i vinte nga pas për një distancë të gjatë rruge që më pas e goditi atë nga pas. Ai ka ndaluar menjëherë automjetin dhe ka zritur në tokë, por është përballur me goditjet me sende të forta të tre personave që ndodheshin në automjetin që e goditi.
Pas ngjarjes, autorët janë larguar dhe Perndreca nuk ka njohur asnjërin prej tyre. Duke iu referuar ngjarjes, Drejtori i OSSHEE në Lezhë mendon se dhuna ndaj tij ka lidhje me detyrën. Ditët e fundit janë zhvilluar aksione ndaj debitorëve dhe lidhjeve të paligjshme të energjisë. Nga dhuna e ushtruar Perndreca ka pësuar fraktura të shumta dhe thyrje ndërsa ndodhet në spitalin e traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Policia në hetime intensive, por ende nuk ka asnjë autor
Policia nuk ka mundur ende të identifikojë autorët pasi ngjarja ka ndodhur në një zonën pa shumë lëvizje dhe ku nuk ka kamera sigurie. Burime nga blutë e Lezhës bëhet e ditur se po analizohen kamerat e rrugëve për të parë mjetet që kanë kaluar në atë periudhë kohore dhe ato ti vihen në dispozicion drejtorit të dhunuar nëse do të mun d të identifikojë ndonjërën prej tyre.
Ndërkohë po pyetet nëse ka patur kalimtarë të rastësishëm që mund të kenë parë ngjarjen. Policia ka analizon edhe mjetin e vetë drejtorit të OSSHEE për gjurmë të mundshme që mund të jenë lënë nga automjeti që e goditi më pas, kryesisht për ngjyrën që do ti qofte hetuesit drejt dhunuesve te funksionarit të OSSHEE në Lezhë.
