Connect with us

Aktualitet

“Lule për libra”, tradita vijon në shkollën Beselidhja të Lezhës

Një mënyrë për të edukuar nxënësit për mjedisin dhe ekonominë.

Protagonistë ishin nxënësit e disa klasavë në të kësaj shkolle 9-vjeçare. E nisur nga vetëm një klasë, tashmë përfshirja është më e madhe. Nisma e ndërmarrë disa vite më parë nga mësuesja Lulezime Celami, ka gjetur mbështetjen e disa kolegëve të saj që u bashkuan për ta zgjeruar më shumë këtë iniciativë të bukur.

Nxënësit e përfshirë po mbjellin lule e do të kujdesen për to për të shitur në pranverë që të blejnë libra. Bashkëpunëtorë u bënë edhe prindërit që siguruan disa materialet e nevojshme duke përkrahur në këtë mënyrë fëmijët e tyre.

Një media kombëtare mbështet iniciativën

Këtë vit, këtij aktiviteti të bukur, iu bashkua edhe moderatorja dhe gazetarja e njohur e Top Channel, Bieta Sulo. Ajo ka udhëtuar drejt Lezhës për të marrë pjesë në fillimin e projektit për mbjelljen e luleve.

Këtë ua kishte premtuar nxënësve që i dhanë dimension më të madh kësaj iniciative edukuese kur i kishte të ftuar në emisionin e saj. Nga klasa e parë e deri në të gjashtën, më shumë se 60 fëmijë u bashkuan për të krijuar lulishten më të madhe të çdo shkolle.

Me fillim e vitit të ri shkollor, nisi edhe mbjellja e luleve të para.

Dhjetra vazo u mbollën me degëza lulesh në fazën e parë, ndërsa ajo do të kalojë në disa etapa deri në muajin maj kur do të bëhet edhe shitja e tyre. Bieta Sulo ishte e pranishme në çdo tavolinë për ti nxitur këta fëmijë që ta shtrijnë këtë ide edhe më shumë.

Pavarsisht vështërsive, bashkpunimet mësues, nxënës e prindër ka krijuar këtë aktivitet ndër më të veçantit dhe jo vetëm për Lezhën. Kjo është një nga ato iniciativa që kërkon edhe më shumë mbështetje, së pari nga vetë shkolla e më pas edhe nga drejtuesit e arsimit.

More in Aktualitet