Connect with us

Kulturë

Lezhë, ndahen çmimet “Atë Zef Pllumi”

Ka vijuar me edicionin e 5-të ndarja e çmimeve At Zef Pllumi. Bashkia e Lezhës shpall fituesit për vitin 2022

Këtë të premte është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve “At Zef Pllumi” në letersi. Juria e përbërë nga kryetar Preç Zogaj dhe anëtarë dhe anëtarët Frano Kulli dhe Behar Gjoka ka përcaktuar edhe tre fituesit. Në prozë çmimi shkoi për shkrimtarin Stefan Çapaliku me romanin “Mbyllur për pushime”. “Nusja mbi kalin e vdekjes” të shkrimtarit Ndue Dedaj u vlersua me çmimin At Zef Pllumi në publicistikë. Një vlersim maksimal mori edhe libri “Ravgime ne shtigjet e historisë” të shkrimtarit Eugjen Merlika, për të cilin shkoi edhe çmimi i memorialistikës. .

Në këtë ceremony, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, foli për këtë aktivitet që sipas tij do të jetë në kalendarin e aktiviteteve letrare kombëtare. Ai u tha të pranishmëve, se është një vlerë për çdo shkrimtarë marrja e këtij çcmimi. At Zef Pllumi- tha Ndreu ndër të tjera, mbetet një ikonë që bën krenare Lezhën në veçanti port ë gjithë kombin shqiptarë.

 

Në edicionin e radhës të çmimeve At Zef Pllumi në letërsi u paraqitën 13 krijime në prozë, publicistikë dhe memorialistikë. Juria përzgjodhi 3 fituesit e këtij viti që u shtohen emravve si Ismail Kadare, Blendi Fevziu etj që e kanë fitttuar më parë këtë çmim.

Ish Komuna e Shëngjinit vite më parë mori nismen për të realizuar konkursin dhe ndarjen e çmimëve Atë Zef Pllumi. Tashmë traditen e ka vijuar Bashkia e Lezhës dhe po synon për ta kthyer në një traditë dhe për të vendosur në vemendjen e shkrimtarëve shqiptarë.

More in Kulturë