
Edicioni i këtij viti iu dedikua memories kombëtare
Eshte mbajtur ne Lezhe, edicioni 2023, i ndarjes se cmimeve At Zef Pllumi ne letersi ku konkuruan 26 autore me 27 vepra letrare ne roman, publicistike dhe memorualistike. Ne ndarjen e ketyre cmimeve per kete aktivitet qe organizohet nga Bashkia e Lezhes eshte theksuar nevoja per rritje te kontributit per memorien dhe kjo mund te jete edhe me e madhe ne letersi.
Per kryebashkiakun e Lezhes, Pjerin Ndreu, ky konkurs po merr permasa gjithmone edhe me te medha dhe kete e tregon pjesmarrja. Sipas tij keto aktivitete duhet te marrin jete pasi Lezha eshte spikatje ne letersi me emra shume te njohur dhe nje vlersim per nje figure kaq te rendesishme sic eshte At Zef Pllumi.
Ne ndarjen e cmimeve ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Qendres Kombetare te librit dhe leximit, znj. Alda Bardhyli, e cila theksoi rendesine qe ka letersia ne kontributin per progresin e shoqerise. Sipas saj perpjekja per te memoriarizuar figuren e At Zef Pllumit ne nje konkurs mbarekombetare eshte nxitje per letersine, por eshte po kaq e rendesishme edhe per faktin se eshte forma me e mire per te kontribuar ne progresin e shoqerise eshte kultura dhe letersia eshte arti me superior.
Duke iu referuar librit dhe kujteses qe krijon ai, kryetarja e jurise, znj. Flutura Açka, tha se cmimet At Zef Pllumi jane dinjitoze per cdo shkrimtare dhe nje cmim mbi kujtesen pasi kjo eshte gjeja me e rendesihme dhe kemi bere shume pak ne kete drejtim.
Juria e perbere nga kryetare Flutra Acka dhe anetare Tonin Cobani dhe Arben Prendi vlersuan me Cmimin At Zef Pllumi per romanin shkrimtarin Andreas Dushi me romanin “Ne bese te tatuazhit tend”, ne publistike me kete cmim u vlersua shkrimtarja Eleni Laperi me librin “Kol Indromeni, themeluesi i artit shqiptare”, ndersa ne memuaristike cmimi At Zef Pllumi iu akordua Xhavit Bushatit me librin “Pikellima”.
Ne kete edicion pati edhe cmime nderi, ku ne roman juria vlersoi Majlinda Bregasi me Stina e Peste, ne pubblicistike Bedri Blloshmi me librin Dosja formulare, kategoria 2/A nr 1594 per te denuarin Bedri Blloshmi, ne memorualistike Fatbardha Saraci me Perndjekja e Hajrie Mulletit. Ne edicionin 2023 u dhane edhe tre cmime karriere qe iu akorduan per roman Gjergj Jozef Koles me Treni ne fillim te botes per zhanrin roman, Qerim Vrionit me librin Shqetesime qytetare ne publicistike dhe ne memuarilistike ky vlersim iu akkordua Mark Aliaj me librin Kodra e Guxhave.
