
Kol Gjoka promotori i Lezhës tek gjermanët
Me propozim të konsullit të nderit të Shqipërisë në Gjermani, z.Kolë Gjoka, është prezantuar oferta turistike e Lezhës në mbledhjen e Asamblesë së Pergjithshme të Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare ne Berlin. Kjo iniciativë e tij ka për qëllim që të përfshijë Lezhen në axhenden e agjensive turistike gjermane.
Oferta turistike që Lezha nëpërmjet Drejtorit të Integrimit dhe Projekteve të BE-së në këtë bashki mori vlersime cilesore nga ekspertet dhe rekomandohet si potencial turistik per vitin e ardhshem. Megjithese mungonte ekspertiza për thellimin e diskutimit, pasi sektori i turizmit nuk përfaqsohej nga operatoret apo drejtuesit e ketij sektori, serish ajo ka nje vlere pasi sjell ne vemendjen e gjermaneve mundesite qe mund te krijohen ne Lezhe per turistet e ketij shteti.
