Connect with us

Kulturë

Lezha duke pritur 2 marsin

Pritet pjesmarrje nga gjithë trojet shqiptare

Lezha përgatitet për një aktivitet të madh për të përkujtuar Beselidhjen e Lezhës. Këtë vit do të ketë ndryshim të konceptit dhe pritet pjesmarrje e lartë. Flamujt e principatave që morën pjesë në beselidhjen e princave me 2 mars 1444 është dekori hyrës në qytet. Sonte pritet të mbërrijnë në Lezhë dhjetra të ftuar nga të gjitha vistet shqiptare.

Kryetarë të komunave në Kosovë, politikanë të Maqedonia e Veriut dhe ata të ardhur nga Mali i Zi janë disa prej pjesmarrësve. Janë ftuar në këtë përvjetor të 578 të kësaj ngjarjeje të rëndësishmepër kombi shqiptarë edhe drejtuesit lokalë të bashkive të vendit.

Ceremonia do të nisë në orën 10:00 me nderimet në Kishën e Shen Kollit ku është mbajtur Beselidhja e princave dhe pas fjalëve të rastit do të vijohet me prezantiminm e një aktivitet tematik brenda këtyre ambjeteve. Me 2 mars në Lezhë pritet të marrin pjesë më shumë se 600 të ftuar, ndërsa i gjithë qyteti do të mirëpresë këtë përvjetor të rëndësishëm.

Për herë të parë ky aktivitet ka karakter promovues dhe sinifikativ pasi në të nuk është përfshirë politika vendase.

More in Kulturë