Connect with us

Aktualitet

Ku ka humbur policia e shtetit në Lezhë?!

Drejtuesit e saj nuk po e njohin dot realitetin

 

Të gatshëm dhe të kudo ndodhur për vendosje gjobash për parking të gabuar, por inekzistent për monitorimin e rendit dhe sigurisë. Kështu ndodh me policinë e shtetit në Lezhë, e cila nuk kursen karburantin duke “shëtitur” me makina (kur flitet për nevojë kursimi si pasojë e çmimeve) dhe nuk është asnjëherë aty kur lëvizet me shpejtësi në rrugët brenda qytetit apo krijohen incidente të ndryshme. Bulevardi “Gjergj Fishta” është pikërisht pista e shpejtësisë dhe kaosit.

 

Prej kohësh vijon një situatë e tillë dhe pa asnjë shpjegim për qytetarët, të cilët thjesht duhet të vetëruhen. Në jo pak raste shfaqet trafik në këtë qytet, situatë që pavarsisht duhet të mbulojë policia bashkiake (rol që nuk e mori asnjëherë) nuk e ndërëmerr as policia e shtetit. Nga një vëzhgim jo shumë i hollë veren prezencë policie tek rrethrrotullimi në qendër të Lezhës, me raste tek shkollat dhe kaq mjafton që drejtuesit e mjeteve që nuk e njohin mënyrën e lëvizjes në qytet të jenë premisë për aksidente.

 

Në fakt nuk kanë munguar aksidentet në rrugët e Lezhës, por asgjë nuk ka ndryshuar. Në shkolla ju flitet nxënësve për policimin në komunitet, por nevojat dhe kerkesat e qytetarëve, si pjesë e komunitetit, nuk ka kush ti marrë në konsideratë. Në momente të tilla është mëse e nevojshme që drejtuesit e policisë të dalin ndonjëherë e të shohin të vertetën dhe në bazë të saj të hartojnë plane veprimi konkrete. Qytetarët presin ndërsa gjithnjë e më shumë humbet besimi ndaj kësaj structure që është më e rëndësishmja.

More in Aktualitet