Connect with us

Kronikë

KAMERAT ZBULUAN TRITOLVENESIT NE SHENGJIN Lezha Press zbardh dosjen, kishin marre 2 makina me qira, njeres i hoqen targat

Fokusimi i makinave nga kameret e sigurisë të bizneseve në zonë, zbuluan autoret e vendosjes së lëndës shpërthyese në objektin në ndërtim në zonen e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ngjarje e ndodhur në nëntor të viti 2020, për të cilen janë vënë nën akuzë dy të rinj nga Fushë Kruja Erald Pajtani dhe Angri Stafuka.
Nga përmbajtja e materialit provues në dispozicion të organit procedues, ka rezultuar se, (referuar procesverbalit për kqyrjen e kamerave filmike) në afërsi të vendit të ngjarjes, ditën e ngjarjes, afrohet një automjet i markës AUDI, model Q7, i cili, pasi ka qëndruar aty, për disa çaste, deri në momentin e shpërthimit, e më pas është larguar. Nga veprimet e kryera rezulton që automjeti i markës Audi, është në pronësi të një shoqërie tregtare, e cila kryen aktivitet në fushën e dhënies së automjeteve me qira dhe diten e ngjarjes automjeti është marrë me qira, me afat 24 orë, nga shtetasi Erald Pajtani.
Në vijim të veprimeve hetimore është proceduar me këqyrjen dhe marrjen e të dhënave kompjuterike dhe konkretisht të sistemit GPS, të montuar në autoveturën e sipërpërmendur dhe rezulton se automjeti, ditën e ngjarjes, është nisur nga aeroporti Rinasit në drejtim të Lezhës, duke shkuar në vendin e ngjarjes. Në kthim, rezulton se automjeti i markës Audi, tip Q7, i janë hequr targat duke lëvizur, ky i fundit, përgjatë gjithë itinerarit të kthimit, pa targat identifikuese. Gjithashtu, rezulton se shtetasi Erald Pajtani, krahas automjetit të markës Audi, model Q7, ka marrë me qira edhe një automjet tjetër të markës Mercedes, kontratë e lidhur me subjektin privat, me afat nga data 17 deri në datën 20 (Nëntor). Nga këqyrja dhe marrja e të dhënave te GPS, të montuar në këtë autoveturë, rezulton se ky automjet ka përshkuar itinerarin: Aeroporti i Tiranës, në drejtim të Lezhës-në afërsi të vendit të ngjarjes dhe, menjëherë pas shpërthimit të eksplozivit, është larguar nga vendi së bashku me mjetin Audi Q7, duke përshkuar të njëjtin destinacion në kthim.
Në lidhje me këtë çështje prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe dosja është dërguar për gjykim më të pëndehur dy të rinjtë nga Fushë Kruja Erald Pajtani dhe Angli Stafuka, ndaj të cileve janë ngritur akuzat “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” e kryer në bashkëpunim.Objekti në ndërtim në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka u sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkretisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa për shpërthimin e dytë ende nuk është arritur të zbardhet.Shkak i këtyre ngjarjeve dyshohet të jenë bërë konfliktet e pronësisë në lidhje me truallin ku po ndërtohej objekti disa katesh.

More in Kronikë