LezhaPress.com

Judo Beselidhja triumfon me dy medalje në turneun ndërkombëtarë ku morën pjesë 400 sportistë.

Klevis Gjini dhe Desara Ndoci ngjiten në podium si fitimtarë.

Radha e medaljeve në turnetë ndërkombëtare për lezhjanët i ka takuar ekipit të Judos. Megjithëse u paraqit me vetëm tre sportistë, ata do të kthehen me dy madalje dhe shumë paraqitje dinjitoze. Në një turme ku morën pjesë 400 sportistë nga Kroacia, Hungaria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova e Bosnje Hercegovina, lezhjanë kanë arritur të jenë të suksesshëm.

Turneu Nddërkombëtarë që u zhvillua në Rrozhaje të Malit të Zi, vendosi në podiumin e fituesve Klevis Gjinin me medalje të argjendë në kategorinë 42 kg, dhe Desara Ndocin me medalje të bronztë në kategorinë deri në 48 kg. E pa fat ka qënë sportistja Fjoralba Marku. Megjithëse pati një paraqitje të jashtëzakonshme, ajo nuk mundi të kalojë sportistet e Hungarisë dhe Malit të Zi, por duke treguar që është shumë premtuese në këtë sport.

 

Për trajnerin e Judo Beselidhja, z. Altin Pergjergji, pjesmarrja në turne të tillë ku ka paq shumë pjesmarrje edhe medaljet bëhen më të vështira, por jo për lezhjanët që vijojnë të ngjiten në podium si fitimtarë. Megjithëse dihej vështërsia e medaljeve, sipas Pergjergjit, sportistët ishin të motivuar për të arrritur sukses dhe kjo falë punës që ata zhvillojnë çdo ditë në këtë disiplinë. 

Exit mobile version