Connect with us

Politikë

“Ish” kryedemokrati i Lezhës, Arben Ndoj, thyen heshtjen

Pas dy ditësh heshtje dhe njoftimeve jo zyrtare për një dorëheqje të mundshme, Arben Ndoj, ka nisur komunikimin e tij në rrjete sociale. Ai ka deklaruar se pati tentativa për ta ndotur procesin, por që nuk ia arritën. Megjithëse nuk ka sjellë në vëmendje se për çfarë bëhet fjalë, Ndoj, ka uruar fituesin, Pashk Gjoni, dhe ka kërkuar që tashmë të ketë unifikim të kandidaturave në mbështetje të fituasit.

 

Arben Ndoj nuk ka folur për pozicionin e tij aktual në Partinë Demokratike të Lezhës duke anashkaluar faktin nëse është përfundimisht apo ishte largim nga ajo që po ndodhte me primaret në Lezhë ku u përfshinë në lista si simpatizanë edhe kryetar seksionesh të Partisë Socialiste. Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë me PD-në e Lezhës nëse do të ketë ndryshime drejtimi apo sërish nuk do ti pranohet dorëheqja z. Arben Ndoj.

 

Ja postimi i plotë i kreut të PD në Lezhë

Meqenëse procesi përfundoi me sukses, nuk mund të rri pa thënë dy fjalë mbi procesin e Primareve në Lezhë.

 

Si një bashkëudhëtar i demokratëve lezhjanë prej 31 vitesh, si një person që mbi 7 muaj pata privilegjin dhe nderin të drejtoj degën e PD Lezhë, dje më tepër se kurrë u binda se ata – Demokratët – janë fisnikë.
Me pjesëmarrjen e tyre masive në votime, kundër çdo tentative për të manipuluar dhe ndotur procesin, ishte baza e antarsisë së PD ajo që vendosi se kush do jetë kandidati i tyre për kryetar Bashkie.
Falenderoj strukturat drejtuese të PD dega Lezhë për kontributin dhe rolin e pazëvendësueshëm të tyre në këtë proces.

 

I uroj me gjithë zemër fituesit të garës, Z.Pashk Gjoni dhe besoj se do jetë po kaq dinjitoz në betejën e 14 majit 2023 për Bashkinë e Lezhës. Shpresoj dhe besoj që kjo ka qenë thjesht një garë brenda llojit, dhe si e tillë, pjesëmarrësit në garë do të jenë plotësisht në mbështetje të fituesit të garës.
Të jesh demokrat nuk mjafton as origjina, as shkolla, as titujt që mban e as deklaratat mediatike.
Demokrati vlerësohet nga aktet që ndërmerr!
Urime Dr. Pashkut dhe suksese PD
Lezhë!

More in Politikë