
Beselidhja mund në finale edhe Tiranën.
https://youtube.com/shorts/7TisQwv2Jlc?feature=share
Një vit ekzistencë por ka bërë të vetin trofeun e parë. Në fakt, ky është trofeu i parë në historinë e basketbollit lezhjanë. Beselidhja Basket është fituesja e kupës së Federates në Basketboll. Ata kanë mundur në finale ekipin e Tiranës në një ndeshje që u përcaktua vetëm në fund. 100 – 97 ishte përfundimi i këtij takimi që ngriti në peshë tifozët lezhjanë dhe stafin drejtues të Beselidhjes.
E luajtur fort në të katër periodat, Beselidhja dhe Tirana e synuan deri në fund fitoren, por suksesi ishte i lezhjanëve. Kujdesi në mbrojtje dhe saktësia në sulm përcaktuan edhe ekipin fitues. Treshja Bernard, Cela dhe Jordan ishin ata që vulosën këtë fitore historike për Lezhën duke shënuar 81 pikë nga 100 pikë që shënoi ekipi i Besëlidhjes
Suksesi u dedikohet edhe dyshes së trajnerëve Artan Terihati dhe Kliton Pasha. Skemat e lojës së ndërtuar prej tyre, studimi në detaj i kundërshtarit dhe që i është paraprirë më herët me një merkato të fortë nga ana e klubit sollën këtë triumf. Paraqitjet e Beselidhjes ishin të jashtëzakonshme duke eleminuar në gjysëm finale edhe kampionët në fuqi të Teutës, ndërsa në finale do të sfidonin edhe kryeqytetasit e Tiranës.
