
Pashk Gjoni: Ishte një garë model
Menjëherë sapo është shpallur fitues i primareve në Lezhë, tashmë si kandidat i opozitës për këtë bashki, Pashk Gjoni ka bërë të ditur se tashmë pergjegjësia e tij është tu kthejë bashkinë qytetarëve. Në prononcimin e parë si kandidat i demokratëve për zgjedhjet e 14 majit 2023, Gjoni ka deklaruar se ishte një ditë e gjatë për demokratët dhe simpatizanët, por që prej neser tashmë sëbashku kanë një mision më më madh, fitoren në Lezhë.
Ai ka falenderuar të gjithë votuesit, komisionerët dhe numëruesit për punën e tyre të kryer gjatë ditës së sotme, ndërsa i ka siguruar ata se do të jetë përfaqsuesi i tyre i denjë. Doktor Pashk Gjoni foli edhe për kandidatët e tjerë që sipas tij sëbashku zhvilluan një garë model ndërmjet konkurentëve të denjë. “Kjo e sotmja ishte një konkurim brenda opozitës që do të pasohet me betejën për ti bërë demokratët shumicë në një institucion që u përket atyre”.
