
Pason Lina Gurin në këtë detyrë
Kryetari i Këshillit Bashkiak Lezhë, Ernest Rakaj mori zyrtarisht detyren e tij për të drejtuar Partinë Socialiste të Njësisë Administrative Shënkollë. Këtë detyrë e mbante prej 7 vitesh Lina Guri, aktualisht kryetare e Njësisë Administrative Shënkollë. Kjo e fundit ka uruar Rakajn në këtë detyrë. Lina Guri shkruan në faqen e saj zyrtare të facebook se tashmë do të ketë më shumë kohë për t’u shërbyer banorëve të Shënkollit.
“Pas 7 vitesh ne krye te PS-se Shenkolle sot ia dorezova detyren mikut tone Ernest Rakaj. Kështu do të vijoj te jem Drejtuese e Njesise Administrative Shenkolle. Kjo me liron nga shume obligime ne menyre qe te sherbej me shume e më me cilesi per ata qe na kane votuar. Por ky largim asesi nuk me largon nga idealet tona te pastra socialiste e progresiste. Do të jem prane kolegut dhe socialisteve te Shenkollit e Lezhes per te arritur objektivat dhe pritshmerite qe ka mazhoranca e drejtuar nga Kryeministrit Edi Rama.

Dua me kete rast te falenderoj me mirenjohje te gjithe anetaret dhe simpatizantet e PS-se Shenkolle per bashkepunimin e shkelqyer dhe vullnetin e treguar per perballimin e sfidave larg nepotizmit e arrogances, larg meskiniteteve e provincializmit, duke deshmuar se bashku dinjitet dhe ndershmeri, idealizem dhe vizion.
Se bashku do te jemi gjithmone ne betejat qe na presin ne te mire te bashkqytetareve”.
