
Do të jetë vetëm kontribues në fushatën e opozitës
Megjithëse u konsiderua si një kandidat potencial për primaret në Bashkinë e Lezhës, në mënyrë krejt të papritur Kristian Gjidoda ka dhënë dorëheqjen nga gara. Kerkesa i është paraqitur kryetarit të PD-së në Lezhë z. Arben Ndoj ku argumentohet edhe arsyeja e kësaj dorëheqjeje. Në dokumentin që disponon Lezha Press thuhet se dorëheqja ka ardhur për arsye objective dhe me qëllimin e vetëm që të jetë kontribues në këtë proces shumë të rëndësishëm për demokratët e Lezhës.
Kristian Gjidoda ka falenderuar drejtuesit e Partisë Demokratike për besimi e dhënë duke shprehur gadishmërinë e tij në çdo nisëm dhe fushatë të kësaj force politike. Me këtë dorëheqje duket se gara do të përqendrohet më së shumti tek dy kandidatët kryesor siç doktori Pashk Gjoni dhe Salvador Kaçaj, ndërsa jo me pak interes pritet edhe fushata që do të zhvillojë kandidati tjetër Pashk Ndoci.
Më herët z.Gjidoda ka qënë më parë kryetar i këshillit bashkiak në periudhën 2017 – 2019. Në zgjedhjet e vitit 2015, partia e kryesuar prej tij mori 1415 vota duke u renditur si forcë e pestë politike në këtë këshill. Në zgjedhjet e vitit 2019, Gjidoda nuk u përfshi përshkak të zgjedhjeve që u konsideruan të njëanshme, ndërsa u përkushtuar në sport me ekipin e Shenkollit dhe moshat, ndërsa ishte përfaqsuesi i Federatës Shqiptare të Futbollit për zonën e veriut.
