
Thjesht ngjyroseni me ngjyrë të verdhë se askush nuk ju kontrollon!
Të paktën kjo lihet të nënkuptohet kur sheh situatën në qytetin e Lezhës. Diku vijat e verdha, diku karriket e diku postoblloku jaanë mënyra për të zënë një parking nëpër rrugët e këtij qyteti. E gjitha është një panoramë që kështu ka vijuar pa asnjë kontroll dhe duke lejuar edhe abuzimet. Këto parregullsi do të sillen në vazhdimsi nga Lezha Press duke publikuar rastet e këtyre abuzimeve të pakontrolluara ana ata që e kanë detyrim t’a bëjnë diçka të tillë. Duke argumentuar se kjo situtatë mund të jetë e panjohur për Bashkinë Lezhë (edhe pse dikush e ka detyrim t’a dijë), Lezha Press nuk po publikon rrugët dhe zonat ku ka vendparkingje të pamiratuara me shpresë se do të vijë edhe ndërhyrja, megjithëse në çdo rast duhet të ketë edhe tabelën përkatëse.
Lezha Press i dërgoi një kerkesë për informacion Bashkisë Lezhë, e cila ju përgjigj interesimit të medias që synon të bëjë transparencë për këtë çështje sensitive sidomos në këtë periudhë kur traafiku rritet ndjeshëm e kerkesa për parking bëhet më e madhe. Sipas informacionit të marrë nga kjo bashki, në qytetin e Lezhës janë vetëm 49 parkime të rezervura me pagesë dhe 14 parkingje për përsonat me aftësi ndryshe.
Në listën e parkingjeve me pagesë nuk përfshihet sheshi me numrin më të madh të këtij lloj parkimi
Informacionit i shtohen edhe rrugët në të cilat janë vendosur këto parkingje sipas listës së mëposhtme. Lezha Press ka identifikuar një numër më të madh të këtyre parkingjeve që janë zaptuar pertej numrit të parcaktuar në njoftim dhe se kjo është një shmangie edhe nga pagesa prej 50 mijë lekësh në vit, tarifë që nuk mblidhet. Ato janë në çdo rrugë, por të zaptuara prej kohësh, tashmë janë kthyer në rutinën e qytetarëve që i janë bindur vijëzimit pa e ditur se është abuziv.
Në listën e vendparkingjeve me pagesë nuk përshihet aspak sheshi “Gjergj Kastrioti” me fluksin më të lartë të parkingjeve me pagesë, ku detyrimi paguhet mbi një fletë të bardhë dhe të pafiskalizuar. Zyrtarët e tatimeve nuk lënë dyqan pa kontrolluar, por faturën qe paguajnë vetë (nëse e paguajnë) kur hynë në shesh për të qëndruar. Kontrolli i territorit duket se sherben vetëm për të parë se cili fshatar shet në treg pa leje apo ku po ndërtohet ndonjë mur rrethues, për hapsirat publike që janë të të gjithë qytetarëve, ka gjithmonë mungesë të personelit.
Informacioni i Bashkisë Lezhë për parkingjet me pagesë dhe të përcaktuara për personat me aftësi ndryshe.
Në qytetin e Lezhës ka 49 parkime të rezervuara me parapagim, nga të cilat:
– 12 në rrugën Luigj Gurakuqi
– 5 në rrugën e Shtrausit
– 13 në rrugën Gjergj Fishta
– 6 në rrugën Frang Bardhi
– 6 në rrugën Hydajet Lezha
– 3 në rrugën Kosova
– 1 në rrugën Vincens Prendushi
– 2 te 11 Janari
– 1 te rruga Shelbuemi
- Në qytetin e Lezhës ka 14 parkime të përcaktuara për personat me aftësi ndryshe, nga të cilat:
– 5 në rrugën Gjergj Fishta
– 2 në rrugën e Shtrausit
– 2 në rrugën Frang Bardhi
– 5 në blloqet e banimit
- Në qytetin e Shëngjinit ka 67 parkime të rezervuara me parapagim, nga të cilat:
– 34 në rrugën “Nënë Tereza”
– 33 në rrugën “Fran Ivanaj”
- Në qytetin e Shëngjinit, ka 2 parkime të përcaktuara për personat me aftësi ndryshe, në rrugën Nënë Tereza, pranë shkollës
- Rezervimi i vend-parkimeve bëhet me kontrata individuale të cilat lidhen me parapagim kështu që, grumbullimi i të ardhurave është 100 %. Për kontratat që lidhen në muajin janar ose ato që rikonfirmohen nga viti i mëparshëm, për vitin 2022 e në vazhdim; për një vend-parkim paguhen 50 000 lek. Kontratat e lidhura gjatë vitit, sigurojnë një pagesë proporcionale për muajt e rezervimit. Në qytetin e Shëngjinit, kontratat lidhen 6-mujore, ose 4-mujore me një penalitet prej 5000 lekësh për kontratë.
