Connect with us

Kronikë

Dënohet ish polici në Lezhë për ngacmim seksual

Edhe në seancën përfundimtare 63 vjecari mohoi akuzat.

Pavarsisht mohimit të vazhdueshëm të akuzave, Gjykata e Lezhës, ka dënuar me 7 vite burg ish efektivin e policisë Kol Kola. Nga dënimi i shkurtuar ky dënim u reduktua në 4 vite e 8 muaj. Në seancën gjyqësore, 63 vjecari, ka deklaruar se e kishte shoqëruar të mituren 13 vjeçare tek një pallat në qytetin e Lezhës me kerkesën e kësaj të fundit. Nuk kam kryer vepra të turpshme dhe pasi e ka lënë aty jam larguar – ka thënë Kola.

Prokurori i çështjes Françesk Ganaj ka marrë në konsideratë deklaratën e të miturës dhe një kamera ku duket ish efektivi dhe vajza që futen tek pallat. Në këtë kamera ata duken sërish duke dalë prej aty pas pak minutash. Për këto prova, prokurori i çëeshtjes ka kërkuar 7 vite burg për akuzën e ngacmimit seksual.

Nisur nga provat gjyqtari Ilir Perdeda ka konfirmuar kerkesën e prokurorit por që për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i është zbritur nje e treat e dënimit. Ish defektivi Kola është shpallur i pafajshëm për akuzën tjetër  “kryerjen e veprimeve ose dhënia e urdhërave arbitrare”

Ish efektivi Kol Kola u arrestua nga Sherbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat në maj të vitit të shkuar. Ndaj tij ishte bërë kallzim nga një 13 vjeçare. Ajo pretendon se 63 vjeçari e kishte marrë në makinë dhe e ka dërguar tek një hyrje pallati në Lezhë dhe aty ka kryer vepra të turpshme.

More in Kronikë