Connect with us

Politikë

Buxheti i qeverisë për vitin 2023, diskriminues dhe që nuk merr në konsideratë nevojat e qytetarëve

Deputetja e Lezhës znj. Lindita Metaliaj prezanton situatën në Lezhë.

 

Qeveria u krenua per dyfishimin e buxhetit, krahasuar me vitin 2013, por për deputeten demokrate Lindita Metaliaj kjo është vetëm propagandë. Sipas saj perderisa eshte dyfishuar buxheti, pse nuk jane dyfishuar pensionet, pse nuk eshte dyfishuar ndihma ekonomike, pse nuk jane dyfishuar pagat e mjekeve, infermiereve, te mesuesve e pedagogeve? Mbi buxhetin e vitit të ardhshëm Metaliaj ka ironizuar pretendimin e Padyshim qe buxheti eshte rritur, e kane rritur politikat shkaterruese dhe aspak mbeshtetese, te arkitektit Rama.

 

A e dini se shqiptaret paguajne cdo vit 500 milione euro shtese si pasoje e rritjes se taksave, 9 vite jane 4,5 mld euro qe bizneset e qytetaret kane paguar. Ka rritur buxhetin pasi ka arketuar para shtese me rritjen dyfish te cmimeve. Gjithashtu ka rritur buxhetin pasi ka marre 5 miliarde euro borxh shtese krahasuar me vitin 2013. A mund te me thoni kolege sa e ul nivelin e papunesise ky buxhet? Sa e rrit cilesine e arsimit? Sa e permireson shendetesine ky buxhet? Padyshim qe pergjigjja eshte Zero, nje zero e madhe me xhufke. Ky buxhet nuk ka prioritet as punen, as arsimin,as shendetesine, asgje.

 

Për deputeten Metaliaj, qytetarët nuk janë prioritet i kesaj qeverie. Buxheti i shtetit eshte prova dhe deshmia me e forte se si nje qeveri qeveris, si e administron parane publike e cila ne te vertete eshte para private, pasuri private e qytetareve shqiptare, e njerezve qe punojne dhe prodhojne. Kete pasuri ata ia japin shtetit per te kryer detyra publike.

 

“Si po i menaxhon qeveria Rama parate e shqiptareve? Sado qe kryeministri prrallis, vete projektligji i buxhetit qe ai na ka paraqitur, e tradheton. Propaganda e ndihmon, por realiteti tregon te vertetat e medha. Per ta konkretizuar: qellimi i ketij buxheti por edhe i te gjitha buxheteve qe ka paraqitur Edi Rama ne kete parlament, eshte te  marre sa me shume para  nga xhepat e shqiptareve dhe te arketoje sa me shume ne arken e qeverise.

 

Le ti hedhim nje veshtrim qellimeve te qeverise Rama. Rritje e arketimit me 11 perqind ose me 180 milion euro tek TVSH. Rritje e arketimit me 7.6 perqind ose me 30 milion euro me tatimin mbi fitimin. Rritje me 7.3 perqind eshte 34 milion euro me akcizen. Rritje me 12 perqind ose 50 milion euro me taksat kombetare. Rritje me 5.5 perqind ose me 13 milion euro te taksave te pushtetit vendor.

 

Dhe meqenese jemi tek pushteti vendor, dicka shkurt: Dje  ministri i drejtesise dhe njekohesisht drejtuesi politik i qarkut Lezhe perdori foltoren e parlamentit per ti thurur lavde  bashkise se Lezhes, dhe flet per arritjet imagjinare qe vetem ai i sheh , duke lavderuar kryetarin 6 % te bashkise Lezhe.

 

Per cfare e lavderon? Per asgje. E lavderoka per lyerje e  meremetime. Kaq ka bere bashkia e Lezhes, ka bere lyerje dhe meremetime. Lyerjet dhe fshirjet e rrugeve apo prerja e ferrave, jane detyre e cdo komunaleje. Si drejtori komunaleje, nuk jane keq – dhe mendoj se kryetari i ri qe do te hyje ne bashki vitin e ardhshem, mund tu propozoje ti mbaje si ndermarrje komunale.

 

Ndersa si bashki, nuk kane as minimumin e konceptit dhe te formimit se si duhet te jete nje bashki. E gjithe politika e bashkise Lezhe dhe e kryetarit ilegal eshte te bleje disa elemente neper fshatra, me mendimin se ata do ta ndihmojne per te fituar zgjedhjet . Heren e pare e mori pa vote, ndersa tani eshte ngushtuar laku, ka nisur ta mundoje ankthi i perballjes me voten. Por sado qe te bleje e sado qe te bojatise fasadat , fitoren ta shohin me teleskop, as me dylbi jo – pasi sdo fitojne asgje.

 

Arroganca e tyre me 14 maj 2023, do te marre pergjigjje shembullore. Tallja me qytetaret mbare por edhe me votuesit e Partise Socialiste, do te marre faturen qe meriton. Solidariteti socialist i Ministrit te drejtesise pa drejtesi, nuk do te mundet ta shpetoje nga fatura me tvsh qe do te marre marre nga Lezha , Kurbini e Mirdita. Tek tabela qe lexova jane mbi 300 milion euro rritje te arketimeve. Mbi 300 milion euro shtese u merren qytetareve dhe bizneseve dhe shkojne tek arka e Edi Rames. Pyetja eshte, a kthehen nga arka e Edi Rames tek qytetaret perseri?

 

 

Jo, parate qe u merren shqiptareve nuk u kthehen me shqiptareve, sepse Edi Rama ka krijuar nje mekanizem, ka krijuar nje magji te zhdukjes se parave te shqiptareve siç zhduku 22 milion euro me çarter privat,apo edhe 430 milion euro me inceneratoret. Ne cdo vend normal, ne cdo vend qe funksionon me ligj dhe me kushtetute dhe jo me pushtet personal, buxheti do hartohej per te krijuar performance ekonomike dhe clirim financiar. Cfare performance krijon ne ekonomine shqiptare ky buxhet? Asnjelloj performance. Nje qeverisje qe demotivon tregun, eshte qeverisje anti mireqenies.

 

Per ta konkretizuar me realitetin e Lezhes, zones time,ku 60% e popullsise jetojne ne zonat rurale, merren  me bujqesi e blegtori dhe me shume veshtiresi mbijetojne dhe sigurojne te ardhurat per familjet e tyre. Nje vendim i qeverise tuaj , do tu jape 300 mije leke fermereve qe kane mbjelle me shume se 1 ha toke me grure, nderkohe qe shumica e fermereve  nuk marrin asgje sepse kane  mbjelle me pak se 1 ha toke me grure. Ju kujtoj qe gruri mund te mbillet tani ne kete periudhe dhe korret ne qershor pra pas 7 muajsh pune, mundi e djerse.

 

Nderkohe qe shpenzimet per te mbjelle 1 ha toke me grure jane 164 mijë leke. Nga 1 ha toke te mbjelle  mund te marrin 50 kv grure. Ju kujtoj qe sot 1 kg grure shitet 400 leke/kg, pra ne total jane 200 mijë leke te ardhura. Fitimi mbetet vetem 36 mij lekë sepse 164 mij jane shpenzime. Po ti ndajme 36 mij leke qe eshte fitimi i 7 muajve pune, mundi dhe djerse i bie rreth 5 mij leke ne muaj. Tani pyetja ime eshte a ja vlen gjithe ky mund per 5 mij leke ne muaj ?

 

A mund te mbijetojne keto familje, a mund te ushqehen keto familje, pasi per me shume  as qe behet fjale? Madje ne shume raste ky fitim i paket mungon sa here qe ka permbytje ne zonat e Torovices, te Zadrimes e Bregut te Mates. Kjo eshte edhe arsyeja se pse tokat mbeten djerre , sepse nuk ja vlen mundi e sakrifica per nje fitim minimal.

 

Mund tu jap edhe raste te tjera. Fermeri Nike Gilaj nga Zejmeni i Lezhes,para 7 vitesh bashke me dy djemte e tij mbolli  12 dynym toke me shege, por mungesa e  tregut dhe fitimi i ulet beri prodhimet te kalben ne are, dhe  dy djemte e tij te largohen ne emigrim, duke ia shtuar edhe me shume shpenzimet dhe veshtiresite familjes Gilaj.

 

Fermeri Gjin Marku ne Troshan, ka 200 rrenje ullinj,ai thote qe  nuk ka treg per shitje,si per ullinjte ashtu edhe per vajin e ullirit,  nuk ka vaditje, ka kosto te larte per mirembajtje, cmimet e larta te pesticideve ,cmimi i larte i karburantit ben qe prodhimet ti mbajne deri ne 1 vit , e me pas detyrohen ti falin ose ti hedhin.

 

Fermeri Lazer Preci gjithashtu, ka 25 vjet qe merret me kultivimin e ullinjve  dhe sot e sheh qe nuk ia del. Si keta jane edhe shume te tjere dhe duhet te rrime deri neser ne  mengjes ti permendim emer per emer. Dhe sikur te mos mjaftonin veshtiresite ne treg e ne mirembajtje, ketyre fermereve u kane ikur edhe djemte ne emigracion. Emigracioni, ikja masive, shpopullimi, braktisja e Shqiperise sikur te ishim ne  lufte apo ne prag katastrofe, eshte nje tjeter tragjedi kombetare ,

 

Pyetja ime por edhe e cdo shqiptari tjeter eshte, ky buxhet qe keni sjelle, a e ndalon apo e parandalon sadopak shpopullimin? Jo sepse nuk jep asnje mundesi. Ky buxhet qe keni sjelle, a e ndihmon rritjen e prodhimit vendas dhe a ndihmon ne hapjen e tregjeve dhe ne clirim financiar te ekonomise shqiptare? Jo, sepse nuk jep asnje mundesi.

 

Ky buxhet nuk eshte as per ekonomine, as per institucionet, as per clirim financiar, as per drejtesine, as per arsimin, as per ndihmen per familjet ne varferi ekstreme, as per rendin dhe as per sigurine. Ky eshte nje buxhet qe Edi Rama e harton per vete, per oligarket e tij, per klientelen tij, per ata qe i ushqen me tendera. E harton per bandat elektorale te partise, sepse vitin e ardhshem jane edhe zgjedhjet.

 

Nuk eshte nje buxhet i shqiptareve dhe per shqiptaret, edhe pse jane taksat dhe tatimet, puna dhe djersa, pagjumesia dhe mundi i shqiptareve qe punojne per te mbajtur familjet e tyre por per te mbajtur edhe shtetin ne kembe. Dhe gjithe kete mund, gjithe kete sakrifice, gjithe kete perkushtim te sipermarresve te Shqiperise, Edi Rama e merr, ua ndan oligarkeve dhe bandave elektorale. Ne realitet kjo eshte vjedhje qe u behet qytetareve shqiptare nga qeveria e Edi Rames.  Ne nje vend ku do te mbizoteronte ligji dhe shteti ligjor ,kaq do te  mjaftonte  qe kjo qeveri te mos rrinte as nje dite te vetme ne pushtet.

More in Politikë