Connect with us

Aktualitet

AKU dhe roli i saj në sigurinë ushqimore

Nga Alban Zusi

Diskutimet për sigurinë ushqimore dhe konkretisht: nevojën për ndryshime ligjore për ti dhënë kompetencë/tagër AKU për të ushtruar funksionet e kontrollit ndaj kujtdo që prodhon e tregëton ushqim edhe në rast se nuk është i regjistruar në organet fiskale nga AKU, është nisir që para 12 vitesh!

Me logjikën që ‘AKU nuk merret me subjektet pa Nipt’ në vitin 2012 inspektor të AKU sabotuan zbatimin e Aktit Normativ për tregetimin e mishit duke i instruktuar subjektet që ‘mjafton që tëçrregjistroheshin nga tatimet dhe ne nuk kemi të drejtë t’Ju kontrollojmë

Në vitin 2013 në takimin me Drejtorin e Përgjithshëm të AKU tëasokohe dhe Inspektoren e Përgjithshme të Inspektoriatit Qendror, me nota revolte dhe ironie sipërmarrës serioz tësektorit ushqimor në përgjigje të qëndrimit absurd se ‘AKU nuk mund të kontrollojë bizneset ushqimore pa nipt ndonëse ato janëedhe ngjitur me bizneset ushqimore me NIPT’, shtruan pyetjen retorike dhe ironike: po kur do ta krijoni pra AKU e bizneseve pa Nipt?!!

Lidhur me këtë debat, janë duke hedhur për publik një analizështerruese (sipas meje) për çështjen në fjalë – që në fakt përbën një qëndrim konseguent dhe konstant qëkurse ka lindur ky diskutim absurd 12 vite më parë.

Pas leximit të këtyre radhëve, dikush mund të thojë me të drejtëse: çpo na thua tani?! ti ke qenë dy vjet zëvëndësministër i bujqësisë dhe nuk e paske zgjidhur?!

Nuk janë rrjetet sociale forume për të publikuar dokumente tëkëtyre qëdnrimeve konsistente të mija edhe për kur kam qenë nëdetyrë, por e ilustroj vetëm me një detaj: në 2013 pas njëprononcimi të një zyrtari të lartë të AKU në një emision mëngjesi në Top Chanal se ‘AKU nuk ka tagër të kontrollojëbizneset ushqimore pa NIPT, ky zyrtar eshtë thirrur në zyrën time, takim gjatë të cilit i kam deklaruar se: nëse do të dëgjoj përseri një deklarim të tillë përgjatë kohës që unë do të jem Zv.Ministër i Bujqësisë – përgjegjës për çështjet e sigurisëushqimore, atëherë do kërkoj menjëherë largimin e çdokujt nga puna ose përndryshe do të jem unë që nuk qëndroj në këtëdetyrë!!

Është fakt që AKu më tej ‘hoqi dorë‘ nga ky lloj interpretimi (se nuk kemi tagër për të kontrolluar biznese ushqimore pa nipt), por është fakt edhe se ka mëse rreth dy vjet që ka marrë përsëri ‘legjitimitet’ ky koncept i gabuar!

Në kuadër të kontributit që ndjej për detyrë të jap, po përcjell edhe me këtë shënim (si vijon ) qëndrimin që do mbaj në këtëdiskutim në emisonin alert të ditës së premte në News 24 – kjo edhe për luajalitet e efiçencë të diskutimit me përfaqësues tëinstitucioneve publike të cilët mund të jenë pjesmarrës në debat.

Në ndihmë të debatit vlen edhe fotoja ilustruese – sqarime për tëcilën janë në vijim të këtij shkrimi!

Prej shumë e shumë vitesh  AKU ka interpretuar e zbatuar ligjin në mënyrë të tillë që

Objekt i punës së AKU janë vetëm bizneset ushqimore qëjanë të pajisur me NIPT
Bizneset ushqimore që nuk kanë NIPT nuk janë subjekt për punën e AKU

Ky diskutim ka dëgjuar qëështë rishfaqur sërish prej nja dy vitesh

Është mjerim shumë i madh që mund të diskutohet për këtëçështje që është aq logjike dhe e qartë në ligj që në neni 1 tëligjit, pra që në qëllim të ligjit

Neni 1 Qellimi

Ky ligj ka per qellim te vendose bazat per sigurimin e nje niveli te larte te mbrojtjes se shendetit te njerezve dhe interesat e konsumatorit, duke percaktuar, ndër të tjera :

dh) kerkesat e pergjithshme te nxjerrjes ne treg te ushqimeve dhe te ushqimeve per kafshe;

gj) krijimin e Autoritetit Kombetar te Ushqimit;

h) pergjegjesite e Autoritetit Kombetar te Ushqimit per ushqimin dhe ushqimin per kafshe, te prodhuara ne Republiken e Shqiperise ose te importuara dhe te nxjerra ne treg ne Republiken e Shqiperise.

Pra nuk di se si dikush mund të tentojë të interpretojë ndryshe këtë çështje përveçse: AKU është autoriteti që ka përgjegjësitëpër kontrollin e ushqimit të prodhuar e tregtuar në shqipëri

Pa dashur të bëjmë analizë ligjore, është edhe logjike që nuk mund të mendohet se AKU ka objekt pune vetëm bizneset me NIPT, pasi lind pyetja:

po kontrolin e ushqimeve që prodhohen e tregëtohen nga biznese pa nipt kush e kontrollon?!
Pra i bie që duhet të ngrihet një agjenci tjetër?

Në vijim janë të listuara disa dispozita të ligjit për ushqimin

Neni 2 Fusha e zbatimit 1. Ky ligj zbatohet ne prodhimin primar dhe ne te gjitha fazat e prodhimit, te perpunimit dhe shperndarjes se ushqimeve dhe te ushqimeve per kafshe

Pra ligji nuk thotë që fusha e zbatimit është në të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit e shpërndarjes së ushqimeve vetëm nga subjekte me NIPT!

Neni 3 Perkufizime
2. “Biznes ushqimor” eshte cdo veprimtari e ndermarre per qellime perfitimi ose jo, publike ose private, per prodhimin, perpunimin dhe shperndarjen e ushqimit.

Ligji nuk përkufizon që biznes ushqimor është vetëm ajo veprimtari per qellime perfitimi ose jo, publike ose private, per prodhimin, perpunimin dhe shperndarjen e ushqimit vetëm nga subjektet me NIPT!

7. “Shitje” eshte trajtimi dhe/ose perpunimi i ushqimeve dhe ruajtja e tyre ne pikat e shitjes me pakice ose te shperndarjes te konsumatori i fundit, ku perfshihen rruget e shperndarjes, operatoret e kuzhinave, kantinat, kuzhinat institucionale, restorantet dhe sherbimet operative te ngjashme te ushqimit, dyqanet, supermarketet, qendrat e shperndarjes dhe te shitjes me shumice.

Përkufizimin e kuptimit të fjalës ‘shitje’ – ligji nuk e lidh me faktin nëse ka apo nuk ka Nipt ai që kryen shitje

8. “Vendosje ne treg” eshte mbajtja e ushqimeve dhe e ushqimeve per kafshe per qellime shitjeje, ku perfshihen ofrimi per shitje ose ndonje forme tjeter transferimi, me ose pa pagese, si dhe shitja, shperndarja dhe forma te tjera transferimi ne territorin e Republikes se Shqiperise

Kuptimin e fjalës ‘vendosje në treg’ ligji nuk e lidh nëse ai që e bën ka apo jo NIPT

18. “Konsumator i fundit” eshte konsumatori i fundit i produkteve ushqimore, qe nuk e perdor ushqimin si pjese te biznesit ushqimor.
19. “Kontroll zyrtar” është çdo kontroll për të verifikuar respektimin e kërkesave ligjore në fushën e ushqimit dhe ushqimit për kafshë.

‘kontroll zyrtar’ dmth çdo kontroll për të verifikuar respektimin e kërkesave ligjore në fushën e ushqimit – pa specifikuar verifikimin e kërkesave ligjore nga bizneset ushqimore në varësi kanë apo nuk kanë Nipt

4. “Stabiliment” eshte cdo mjedis, ku zhvillohet biznesi ushqimor dhe/ose biznesi ushqimor per kafshe.

Nuk thotë ligji që ‘stabiliment’ ështëçdo mjedis ku zhvillohet biznesi ushqimor nga subjekte me NIPT

35. “Legjislacion ushqimor” jane ligjet dhe aktet nenligjore, qe trajtojne problemet e ushqimeve, ne pergjithesi, dhe te sigurise ushqimore, ne vecanti. Ky legjislacion perfshin cdo faze te prodhimit, perpunimit dhe shperndarjes se ushqimit e te ushqimit per kafshe, qe prodhojne lende per ushqim

As termi ‘legjislacion ushqimor’ nuk përkufizohet qëzbatohet vetëm për subjekte me NIPT!

Neni 6 Menaxhimi i riskut 1. Menaxhimi i riskut siguron qe masat parandaluese dhe ato te kontrollit, te marra per te parandaluar, zvogeluar ose eliminuar rreziqet per shendetin e njerezve, te lidhura me konsumimin e ushqimeve, te bazohen ne rezultatet e vleresimit te riskut. 2. Menaxhimi i riskut kryhet nga Autoriteti Kombetar i Ushqimit dhe Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

Menaxhimi i riskut konsiston në masa për të eliminuar rreziqet të lidhura me konsumin e ushqimeve pa specifikuar se menaxhojnë vetëm atë risk ushqimor që vjen nga subjekte me NIPT

Neni 10 Kerkesat e sigurise ushqimore 1. Ushqimi eshte i sigurt kur nuk shkakton veprim te demshem ne shendetin e njerezve, kur prodhohet, pergatitet dhe konsumohet, sipas perdorimit te parashikuar. 2. Ushqimi quhet i pasigurt kur eshte: a) i demshem per shendetin; b) i papershtatshem per konsum njerezor. 3. Ushqimi nuk nxirret ne treg nese eshte i pasigurt.
Neni 19 Aplikimi, miratimi dhe regjistrimi
2. Stabilimentet per prodhimin, perpunimin dhe ruajtjen e ushqimeve regjistrohen ne regjistrin e Ministrise se Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit
3. Stabilimentet per pergatitjen, perpunimin dhe trajtimin e ushqimit, ku perfshihen hapesira te levizshme dhe/ose te perkohshme (kioska ushqimi, stacionare ose te levizshme, vende shitjeje ne treg, mjete motorike per shitje) regjistrohen ne regjistrin e Ministrise se Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

Ligji përcakton se edhe kioska ushqimi, stacionare ose tëlëvizshme, vende shitjeje në treg, mjete motorike për shitje duhet të rregjistrohen – pra i përcakton si subjekt kontrolli!

12. Operatoret e biznesit ushqimor e fillojne veprimtarine prodhuese dhe tregtuese pasi te jene pajisur me lejet tekniko-teknologjike, higjieno-sanitare dhe veterinare, te dhena nga AKU-ja.

Subjektet me NIPT – thotë ligji duhet të filljnë punën pasi pajisen me leje nga AKU, pra pasi kanë marrë NIPT nuk mund të vijojnë biznesin ushqimor pa marrë leje nga AKU; Po si mund të arsyetohet që ato që nuk kanë as rregjistrimin në QKR ( e nuk bëhet fjalë për leje nga AKU) të mund tëvijojnë aktivitetin dhe të mos kontrollohen nga AKU? Kush duhet ti kontrollojë këto subjekte?

13. Dhenia e lejes perkatese per fillimin e veprimtarise se stabilimentit behet kur plotesohen kerkesat tekniko-teknologjike, higjieno-sanitare dhe veterinare per te garantuar sigurine dhe cilesine e ushqimeve, ne perputhje me kerkesat e ketij ligji dhe te legjislacionit ne fuqi, per te mbrojtur shendetin e konsumatorit..
Neni 40 Parimet e pergjithshme te kontrollit zyrtar te ushqimit
1. Kontrolli zyrtar i ushqimit kryhet: a. rregullisht dhe ne perputhje me perparesite e percaktuara ne skemen e vleresimit te riskut;
3. Kontrolli zyrtar mbulon te gjitha fazat e prodhimit, te perpunimit dhe te shperndarjes
Neni 41 Objekti i kontrollit zyrtar te ushqimeve Kontrolli zyrtar i ushqimeve ka objekt: 1. Vendndodhjen, kushtet dhe gjendjen e stabilimentit, planimetrine e prodhimit, zyrat, mjedisin, mjetet e transportit, te perdorura ne biznesin ushqimor

Objekti i kontrollit zyrtar thotë ligji ka objekt Vendndodhjen, kushtet dhe gjendjen e stabilimentit, planimetrine e prodhimit, zyrat, mjedisin, mjetet e transportit, të përdorura në biznesin ushqimor – pra ligji nuk thotë tëpërdorura në operatorin e biznesit ushqimor me nipt – pra objektin e kontrollit nuk e kondicionon fare me çështjen e rregjistrimit në QKB

Neni 43 Masat e pergjithshme te administrimit te kontrollit zyrtar te ushqimeve 1. Inspektori i kontrolli te ushqimit dhe i ushqimit per kafshe ka te drejte te hyje, te kontrolloje dhe te fotografoje shkeljet e konstatuara ne stabilimentin ushqimor ose ne cdo ndertese tjeter ku ushqimi prodhohet, perpunohet dhe shperndahet, me perjashtim te vendeve te banimit

Inspektori ka të drejtë të kontrollojë në stabiliment dhe në çdo ndërtesë tjetër ku ushqimi prodhohet, përpunohet , shpërndahet – thotë ligji. Pra as fare nuk e kondicionon inspektimin me ka apo jo NIPT subekti, por madje e thekson se inspektimi mund të vijojë edhe në çdo ndërtesë tjetër

Neni 61 Parime te pergjithshme  3. AKU-ja kryen veprimtari inspektuese, teknike dhe shkencore, ne perputhje me kete ligj dhe ligjet e tjera specifike, per sigurine dhe cilesine e ushqimeve dhe te ushqimeve per kafshe, per shendetin dhe mireqenien e kafsheve, si dhe per mbrojtjen e bimeve

Veprimtaria inspektuese e AKU përcaktohet se kryhet për sigurinë e cilësinë e ushqimeve, pa evidentuar se foskusi do jetë vetëm subjekte me NIPT

Neni 67 Kundervajtjet administrative

Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen me gjobë nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si më poshtë:

d) Nxjerrja në treg e ushqimeve, në kundërshtim me pikën 2 të nenit 10 të këtij ligji, nga 300 000 deri në 500 000 lekë.
e) Zhvillimi i biznesit në një stabiliment të paregjistruar, në kundërshtim me nenin 19 të këtij ligji, nga 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë.
gj) Hedhja në treg e ushqimit për kafshë të pasigurt, në kundërshtim me pikën 1 të nenit 49 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 200 000 lekë

Përcaktimet për kundravajtjet sikurse shihet nuk specifikojnëfare që për shkelje të legjislacionit ndëshkohen subjektet me NIPT apo subjektet pa Nipt, por specifikohet se dënohen shkeljet e dispozitave të këtij ligji kushdo që i kryen ato!

Tani arsyetimi është krejt i thjeshtë:

një biznes ushqimor pa nipt (përfshirë edhe një fshatar qëshet përditë qumësht në rrugë) – a zbaton apo jo kërkesat e legjislacionit për ushqimin?
për të konkluduar këtë, a duhet të kontrollohet?
Nëse kontrollohet dhe konstatohet se i shkel kërkesat e legjislacionit, atëherë a duhet të gjobitet, apo kallzohet penalisht? A duhet të hiqet nga tregu ushqimi i pasigurtë?
Kush duhet të kryej këtë punë, nëse nuk e kryen AKU?
Arsyetimet e thjeshta të mësipërme, çojnë logjikshëm qëaskush veç AKU nuk e ka këtë detyrë – atëherë si mund tëhidhen poshtë këto arsyetime? Ose më saktë në cilin nen tëligjit për ushqimin apo ligj tjetër, përcaktohet se AKU ka punë vetëm për subjektet me NIPT?

Është praktikë në institucionet shqiptare që punën e përgjegjësitë tua përcjell institucioneve të tjera, ndërsa për kompetenca shpesh herë bëjnë debat duke tentuar të marrin sa më shumë vetë.

Në rastin konkret të kontrollosh e të mbikëqyrësh bizneset pa nipt apo shitjen abuzive në rrugëështë punë dhe duke qenëse është punë siç duket inspektorëve të AKU u vjen mëmbarë të thonë se ‘këtë kopetencë për tu marrë me ata ekanë tatimet e bashkia e jo ne, sepse nuk ka nipt’!

Po në fakt marrim rastin e një fshatari që shet qumësht e bulmet në rrugë dhe analizojmë cilat janë shkeljet që kryen dhe çfarë veprimi ligjor mund të marri tatimet apo bashkia(?),e çfarë AKU(?), si dhe të vlerësojmë efikasitetin e masave tësecilës prej tyre.

Shkeljet që kryen në aspekt tatimor e të bashkisë janë: shkelje fiskale dhe shitje në vend të pamiratuar (zënie hapësirash publike)!
Shkelje janë këto, por secila prej tyre në fund të fundit janërregulla administrative që mund të ndodh edhe qëndryshohen; psh nga pikpamja fiskale në fakt një shitës i tillë nuk ngarkohet me asnjë taske pra nuk eviton taksa se nuk ka fare; ndërsa shitja në vend të gabuar – mund tëndodh edhe që bashkia miraton atë si vend shitje në vijim etj . (përsëris që nuk pajtohem me shkelje kësisoj dhe padyshim që këto institucione duhet të forcojnë kontrolin eterritorit edhe përball këtyre shkeljeve)

Krejt ndryshe është me shkeljen e sigurisë ushqimore: stadardet e sigurise ushqimore nuk janë vendime e urdhëresa administrative që edhe mund të ndryshohen nga një qeveri e bashki në tjetrën apo edhe brënda një mandati.

Rregullat e stadardet e sigurisë ushqimore janë konkluzione shkencore që mbrohen me ligj!!

Shkelja e këtyre stadardeve dëmton shëndetin e rrezikon jetën e njerzve jashtë dhe pavarësisht urdhëresave qeveritare, jashtëdhe pavarësisht nëse ai që i shkel paguan apo jo taksa, jashtëdhe pavarësisht se zë apo jo me leje hapësira publike!

Pra shkelja që kryen në aspektin e sigurisë ushqimore njëshitës ambulant është pakrahasimisht më e rëndë se sa shkeljet që kryen në fushën fiskale apo atë të zënies sëhapësirës publike!

Në këto kushte si mundet që institucioni që ka pësuar dëmin më të madh (AKU që është ngarkuar me ligj si rojtar i sigurisëushqimore) të shmanget nga kryerja e të vetmes detyrë që kadhe të konkludojë që këtë shkelje të madhe (të sigurisëushqmore) e zgjidhim duke vepruar institucionet të dëmtuara shumë më pak sikurse janë tatimet e bashkia (pse këtyre uështë zënë hapësira publike apo se nuk ka rregjistruar Nipt)?!

Akoma më bindëse bëhet veprimi i domosdoshëm i AKU, nëse vlerësojmë efikasitetin e masave që merr secili institucion kur vepron në raste shkeljesh si këto:

Qoftë tatimet e qoftë bashkia maksimumi që mund tëndërmarrin është një gjobë, e cila e plotësuar në rrugë ndaj personave edhe të paidentifikuar etj. – vështirëson rregullshmërinë e aktit dhe më tej edhe vjeljen e tij (pra riparimin e sjelljes së shkelësit)
Edhe AKU i ka këto vështirësi në aspektin e dënimit administrativ, mirëpo veprimi i AKU ka efikasitet të plotëpër shkak se ka detyrim që ushqimin e pasigurtë qëtregtojnë këta ta sekuestrojë dhe asgjesojë menjëherë – madje mundet edhe të denoncojë penalisht në bazë tëndryshimeve të reja të kodit penal

Është e natyrshme që kur shkelësit pësojnë dëm tëmenjëhershëm dhe të atyçastshëm (siç është konfiskimi dhe asgjesimi i të gjithë produktit të pasigurtë që ai tregton), atëherë do hezitojë e do evitojnë ripërsëritjen e të njejtit veprim ditën tjetër!

Kam përzgjedh këtë foto – që nuk besoj që ka asnjë shqiptar që nuk e ka parë!

Siç shihet në foto – Një punopnjës bashkie po kryen detyrën duke dënuar administrativisht me gjobë një nënë/fermere qëpo shet produktet e saj – pasi ka zënë hapësirën publike (po shet në vend të ndaluar etj)

Kushdo që ka parë këtë foto është solidarizuar me këtënënë/fermere – ndonëse në fakt kishte zënë hapësirën publike,apo jo?!

Mirëpo përball shkeljeve e prioriteteve të tjera që ka shoqëria,në fakt ky veprim i punonjësit të bashkisë jo vetëm që nuk u admirua nga askush por përkundrazi!

Në fakt krejt ndryshe do ishte situata nëse punonjësi nuk do ishte i bashkisë për kontroll zëniesh hapësirash publike, por do të ishte inspektori i AKU, i cili në aktin e tij do arsyetonte se:

Askush nuk e di se sa pesticide e cilat lloj ka përdorur nëketo produkte?
Askush nuk e di nëse i ka vjel produktet përgjatë karencës së preparateve që përdoren te bima etj. (karenca është afati minimal zakonisht disa javë që duhet të qëndrojë produkti pa u vjelur pas herës së fundit që është trajtuar me preparate kimike, vrasëse për insektet dhe dëmtuesit)
Ruajtja e tyre në ambient të hapur ka passjellë kontaminimin e tyre (vende me pluhur, me qarkullim të dendur makinash, në diell etj.)
Produktet nuk kanë gjurmueshmeri
Produktet nuk kanë çertifikatë fitosanitare nga një agronom që ka ndjekur prodhimin që në farë!
Produkte kësioj të paktën janë të pasigurta, por nga analiza tëshpeshta kanë dal edhe të rrezikshme

Akoma më i rëndë do ishte arsyetimi i aktit të inspektorit tëAKU, nëse nëna/fermere do ishte duke shitur në të njëjtën mënyrë qumësht, djath, gjalp apo gjiz rreikshmëria e të cilëve kur shiten kështu është shumë më e lartë

Pa asnjë diskutim që në këtë rast reagimi qytetar do ishte krejt ndryshe: do solidarizoheshin me veprimin e inspektori ttë AKU, do sensibilizoheshin që të mos blejnë ushqime të pakontrolluara, të shitura e ruajtura në kushte të papërshtatshme!

Padyshim që do të solidarizoheshin edhe me nënën/fermere, pooor nuk do të drejtornin gishtin tek inspektori i AKU qëmbron popullatën duke ndëshkuar shkeljet në sigurinë ushqimore, por do ushtronin presion pozitiv më të madh për politikat e zbatimin e tyre që të mos ketë nevojë që fermerët të tregtojnë në rrugë, por të bëhet bujqësia moderne dhe fermerët të kenë mundësi të kontraktojnë prodhimin , duke ju mbikëqyrur zbatimin e protokolleve të fermës dhe duke jua grumbulluar në qendrat e grumbullimit me çmim më të lartë dhe pa kosto njerzore duke u rropatur rrugëve e trotuareve (duke ju ikur edhe policëve bashkiak) për ta shitur atë, në shkelje edhe të normave të tjera të bashkëjetesës,si në rastin konret!

Përvoja në fakt ekziston, sepse me masat që ndërmorri po kjo qeveri në 2014, mbi 70% e fermerëve nuk kishin më nevojë tëshkonin as në tregjet e konsoliduara të fruta perimeve, porkrijimi e fuqizimi i qendrave të grumbullimit bëri që produkti nëmasivitet tju mblidhej fermerëve në arë apo serë, ose maksimumi fermerët angazhoheshin vetëm sa për ta dërguar nëqendrën e grumbullimit

Pra si përfundim –AKU ka detyrim, madje prioritar të inspektojë e veprojë ndaj subjekteve pa NIPT dhe se këtë ngarkesë nuk mund tja transferojë bashkisë apo tatimeve!

E kundërta duhet bërë: nëse bashkia konstaton fermer që shesin në rrugë etj. të njoftojnë menjëherë AKU që të bëjnë kontrolin e veprimin ligjor që është më i domosdoshëm dhe më i efektshëm se gjoba për zënie hapësire publike që mund të vendos polici bashkiak!

More in Aktualitet