Connect with us

Aktualitet

A do të ketë rritje të e çmimeve në sezonin e verës? (video)

Ja çfarë thonë operatorët turistik në Shengjin!

Operatorët turistikë në Shengjin thonë se nuk do të ketë rritje të çmimeve gjatë sezonitt turistik të verës. Me këtë ata konfirmojnë mbajtjen e çmimeve të pandryshueshme edhe pas rritjes së tarifës nga ana e bashkisë për kontratat e stacioneve të plazhit. Megjithëse janë të ndarë sa i takon rikthimit të kësaj tarife aq sa ishte para pandemisë, këta operatorë i kanë bërë të ditur Lezha Press se çmimi i shazlloneve nuk do të ndryshojë këtë sezon turistik.

Disa prej tyre e konsiderojnë të nxituar vendimin e bashkisë për rritjen e tarifës me 25% duke argumentuar se ende nuk konsiderohet e tejkaluar situate. Dy vite pandemi kanë ndikuar tek bizneset e turizmit disa nga këta operatorë mendojnë se çdo rritje e rëndon këtë bilanc. Megjithëse ky vendim tashmë është marrë, bizneset janë të bindur se ajo nuk do të reflektohet gjatë kësaj vere tek klientët e tyre.

 

Në lidhje me këtë temë, ka biznese që mendojnë se kjo rritje nuk e rëndon bilancin e tyre. Ata shpjegojnë se kjo tarifë ka qënë edhe më e lartë kur çmimet ishin më të ulta dhe sërish ka mirëfunksionuar. Kjo rritje nuk do të përbëjë asnjë shqetësim për të ndikuar në rritjen e çmimeve, ndaj do të operojnë ashtu si edhe një vit më parë thonë ata.

 

Problemi kryesor mbeten vrojtuesit e detit. Operatorët turistik në Shengjin kërkojnë të gjendet zgjidhje. Propozimi i tyre është që ky sherbim të merret përsipër nga autoritetet shtetërore ose ti besohet një private të vetëm. Ata janë të gatshëm të paguajnë një vlerë të caktuar që kjo të mos jetë dhimbje koke për ta në nisje të sezonit veror.

More in Aktualitet